Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e të martës janë hedhur dy granate dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan.
Policia, në raportin 24-orësh, ka thënë se s’ka pasur të lënduar në këtë rast. “Zveçan 26.11.2024, 23:55. Është raportuar se nga persona të panjohur janë hedhur dy granata dore në oborrin e stacionit policor, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.