By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ngjarja në News 24 dhe hipokrizia e solidaritetit!
August 12, 2025
Policia parandalon kontrabandën e 910 kilogramëve kërpudha në Karaqevë
August 12, 2025
KKSB-ja diskuton lidhur me veprimet e ndërmarra për 2 rastet në Gjilan
August 12, 2025
Manxhuka i VV-së i reagon Tahirit të PDK
August 12, 2025
Të hënën nis Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
August 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komuna e Malishevës me aktivitete të shumta shënon festat e nëntorit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Komuna e Malishevës me aktivitete të shumta shënon festat e nëntorit
Uncategorized

Komuna e Malishevës me aktivitete të shumta shënon festat e nëntorit

Kosova Times
Last updated: 2024/11/27 at 5:35 PM
Kosova Times Published November 27, 2024
Share
SHARE

Komuna e Malishevës, nën përkujdesjen e kryetarit Ekrem Kastrati, me rastin e festave të nëntorit, ka zhvilluar disa aktivitete.

Me këtë rast, sot është mbajtur një mbledhje solemne e Kuvendit të Komunës, si dhe janë bërë nderime dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë .

Kuvendi i Komunës së Malishevës, njofton se po ashtu ka mbajtur mbledhje solemne, ku është folur për rëndësinë e festave të nëntorit, përkatësisht datës 28 Nëntor, datë në të cilën lidhen shumë ngjarje të rëndësishme për kombin shqiptar, duke filluar nga viti 1443, kur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ngriti flamurin Kuq e Zi në Krujë, për të vazhduar më 28 Nëntor të vitit 1912, me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e flamurit në Vlorë nga Ismail Qemali. Por nëntorët nuk u ndalën në këto dy ngjarje, pasi më 28 nëntor 1955, lindi Adem Jashari, komandanti i Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës, ushtri e cila paraqitjen e saj të parë publike e bëri më 28 nëntor të vitit 1997.

Për rëndësinë e kësaj date të shenjtë për popullin shqiptar, fjalë rasti ka mbajtur edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e tij, në mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës së Malishevës mes tjerash tha.

“Shënimi i kësaj date, është gjëja më e vogël që mund të bëjmë ne, në këtë rrugëtim të gjatë e plotë sakrifica të kombit shqiptar, rrugëtim në të cilin, kontribut të madh ka dhënë edhe territori i Llapushës, përkatësisht i Malishevës, në të gjitha përpjekjet dhe lëvizjet e popullit shqiptar, në të gjitha kohërat. Kështu nëntorët e lavdisë dhe krenarisë kombëtare, si dhe historisë më të re politike shqiptare, padyshim është edhe nëntori i viti 1997, kur nga  Llapusha e Drenica, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, publikisht foli për qëndrimin dhe veprimtarinë  e saj në teren dhe luftën frontale kundrejt  forcave pushtuese serbe”, tha mes tjerash kryetari Kastrati, në fjalën e tij, dhe i ka uruar të gjithë qytetarët, “Gëzuar festat e Nëntorit”, e në mënyrë të veçantë i ka uruar bashkëluftëtarët që tashmë janë në Hagë, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala e Haxhi Shala.

Edhe kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi, në fjalën e tij, në mënyrë kronologjike i ka paraqitur përpjekjet e popullit shqiptar, duke u ndalur në datën më të rëndësishme, që lidhen ngjarjet më të mëdha historike, datën e 28 Nëntorit.

“Ne kemi datat tona që i festojnë dhe i shënojmë me krenari, e natyrisht që data ë e rëndësishme për ne, është 28 Nëntori, ku lidhen të gjitha ngjarjet më të rëndësishme për kombin tonë”, ka thënë kryesuesi Thaçi.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta, një fjalë rasti e ka mbajtur edhe kryetari Shoqatës  së OVL- së UÇK-së dega  në Malishevë, Metush Kryeziu i cili gjithashtu ka folur për rëndësinë e 28 Nëntorit dhe historisë së popullit shqiptar, në përpjekjet e tyre shekullore për liri, përpjekje e cila kulmoi me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ministria e Mbrojtjes tjetër thirrje urgjente: Të largohen menjëherë banorët e Skënderbegasit! Ekipet e emergjencës po evakuojnë fshatrat Spanesh dhe Kazie

Maqedonci: Kemi zgjerim të raporteve me SHBA-në në mbrojtje e siguri

Moti sot në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë e godet Turqinë

Deklaratë nga udhëheqësit evropianë që mbështesin Ukrainën përpara takimit Trump-Putin

TAGGED: #28 nëntori, #Malisheva
Kosova Times November 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Brenda 24 orëve në Shqipëri: Dy turiste humbin jetën, një zhduket në lumin Osum

Kosova Times Kosova Times May 9, 2023
Kurti: Regjimi autokratik në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës
Kurti: Me Shqipërinë kemi nënshkruar 184 marrëveshje dhe protokolle
Në Ukrainë, vdiq komandanti i “Regjimentit të Leningradit” Yevgeny Vashunin
I dërguari britanik: Sulmi në Kosovë “incident shumë serioz”, kërkojmë hetime të plota dhe kthim në dialog
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?