By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti i keq në Shqipëri, spitalet aktivizojnë urgjencën
November 18, 2025
Kosova do të përballet me Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë
November 18, 2025
Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të shiut
November 18, 2025
Xhaka: Më dhemb që u fishkëlleva, sidomos këtu në shtëpi
November 18, 2025
Kurti pret në takim veprimtarin shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy pakica, dy standarde!?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Dy pakica, dy standarde!?
Opinion

Dy pakica, dy standarde!?

Kosova Times
Last updated: 2024/11/28 at 11:24 AM
Kosova Times Published November 28, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Refik HASANI

Pakica Serbe e Kosovës, me dokumente ilegale të lëshuara nga institucione paralele të Republikës së Serbisë,do të lëvizin pa viza në BE, kurse shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po diskriminohen duke u pasivizuar adresat si një pastrim etnik

Më datën 22 korrik 2024, Këshilli Evropian ka marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët që mbajnë pasaporta serbe të lëshuara nga e ashtuquajtura “Drejtoria Koordinuese e Serbisë”. Serbia ende i mban funksionale institucionet paralele, gjatë gjithë kohës edhe pas datës 10 qershor të vitit 1999, ka lëshuar dokumente, e të cilët edhe pse ilegal, poseduesit e këtyre dokumenteve do të lëvizin pa viza në BE.

Në këtë rast pakicën Serbe në Kosovë, askush nuk i ka penguar që të pajisen me dokumente të Republikës së Kosovës, dhe nuk kanë dashur të pranojnë realitetin e ri, për të pranuar Republikën e Kosovës.

Kurse, shqiptarët si një pakicë autoktone në trojet e veta etnike, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e me shtrirje gjithë andej Serbisë, po përballen me një të ashtuquajtur pasivizim i adresave që ka një qëllim dhe objektiv-për pastrim etnik, një diskriminim i llojit të vetë.

Pasivizimi i adresave është, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive një diskriminim, është kundër standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën e OKB-së.

Deri më tani janë të pasivizuar mbi 35 mijë qytetarë shqiptarë, që janë shtetas të Serbisë me vendbanim në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e gjithë andej Serbisë.

Pakica Serbe e Kosovës,nuk e ka pranuar Republikën e Kosovës, dhe ilegalisht janë pajisur me dokumente të institucioneve paralele të Serbisë, e që të njëjta,nga pardje edhe janë “legalizuar”, nga BE-ja.

Kurse, shqiptarët si një pakicë autoktone në trojet e veta etnike, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e me shtrirje gjithë andej Serbisë, mbetën ashtu duke mos u pajisur dhe ligjërisht, sepse janë të pasivizuar, qëndrojnë pa dokumente, të vendit ku kanë lindur e kanë krijuar pasuri.

Që nga data 22.07.2024, pakica Serbe e Kosovës, me dokumente ilegale të lëshuara nga institucione paralele të ashtuquajtur “Drejtoria Koordinuese e Serbisë”, do të lëvizin pa viza në BE, kurse shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po vazhdojnë të diskriminohen duke ju pasivizuar adresat si një pastrim etnik.

Këto janë dy standarde të ndjekura për dy shtete fqinjë, si që është Kosova dhe Serbia. Ilegalja në Kosovë legalizohet nga BE-ja, pasi gjithë dokumentet e lëshuara nga e ashtu quajtura “Drejtoria Koordinuese e Serbisë”, pranohen.

You Might Also Like

Sa përqind do të marrë LDK-ja në këto zgjedhje?

Tragjedia njerëzore si mundësi për Luftën Speciale të Rusisë në Ballkan

Rusia po shembet

E veja e Solzhenicinit na kujton paradoksin perandorak të Rusisë

Sergej Lavrov dhe miti i turpit të tij

TAGGED: #Refik Hasani
Kosova Times November 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Përfitimet financiare të gjeneralit rus nga minierat siriane

Kosova Times Kosova Times November 25, 2022
Emërimi i Rutte-s shef i NATO-s, Konjufca: Presim bashkëpunim të frytshëm
PDK me padi kërkon anulimin e liberalizimit të tregut energjetik
Bosi i mafies Mateo Mesina Denaro u varros në Siçili
Limaj: VV e ka të drejtën e kandidatit por edhe obligimin për shumicën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?