By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”
June 5, 2025
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
June 5, 2025
Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BDI dënon ndërhyrjen e policisë gjatë festimeve të Ditës së Flamurit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > BDI dënon ndërhyrjen e policisë gjatë festimeve të Ditës së Flamurit
Rajon / Botë

BDI dënon ndërhyrjen e policisë gjatë festimeve të Ditës së Flamurit

Kosova Times
Last updated: 2024/11/29 at 10:16 AM
Kosova Times Published November 29, 2024
Share
SHARE

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër ndërhyrjen e paprecedent të policisë gjatë festimeve të Ditës së Flamurit Shqiptar, një ditë me rëndësi të jashtëzakonshme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në mbarë botën.

Nëpërmjet një komunikatë për media, BDI vlerëson se kjo ndërhyrje, në vend që të ruante rendin publik, provokoi tensione të panevojshme dhe krijoi një klimë konfrontimi, duke cenuar të drejtën për të festuar lirshëm këtë ditë simbolike.

“Njëkohësisht, dënojmë aktin individual të djegies së flamurit shtetëror, që erdhi si reagim ndaj ndërhyrjes së panevojshme të policisë. Veprime të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e shqiptarëve dhe as aspiratat tona për bashkëjetesë të qëndrueshme dhe respekt të ndërsjellë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Në këtë kontekst, për BDI është e papranueshme dhe e turpshme që VMRO-DPMNE dhe forca të tjera politike po përpiqen të shfrytëzojnë këto incidente për të ndërtuar një narrativë të rreme që kriminalizon çdo pozicion shqiptar.

“Kjo tendencë për të përfaqësuar shqiptarët si mbështetës të agjendave kriminale është një sulm ndaj identitetit dhe dinjitetit tonë kolektiv dhe një përpjekje për të mbuluar agjendën e tyre të korruptuar.

Këto forca politike, që çdo ditë mbajnë vendin jashtë mekanizmave mbikëqyrës të Bashkimit Evropian, po e plaçkitin shtetin dhe qytetarët e tij, duke keqpërdorur institucionet për përfitime personale. Përpjekja për të devijuar vëmendjen nga këto skandale duke kriminalizuar shqiptarët është një taktikë e njohur që nuk do të ketë sukses”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Sipas BDI-së, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë të përkushtuar ndaj vlerave demokratike, barazisë dhe bashkëjetesës ndëretnike.

“Nuk do të lejojmë që qëndrimet tona legjitime të përdoren si mbulesë për manipulime politike apo për të ruajtur pushtetin e atyre që përfaqësojnë interesat e tyre personale mbi interesat e qytetarëve dhe vendit. I bëjmë thirrje institucioneve të veprojnë me maturi, profesionalizëm dhe paanshmëri, pa dallim, dhe duke garantuar të drejtën e qytetarëve për të shprehur lirshëm identitetin dhe kulturën e tyre. Në të njëjtën kohë, ftojmë qytetarët shqiptarë dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që të ruajnë qetësinë, dinjitetin dhe unitetin, duke mos rënë pre e provokimeve dhe manipulimeve të atyre që synojnë të përçajnë dhe të destabilizojnë vendin”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve, duke kontribuar në një të ardhme evropiane për Maqedoninë e Veriut, ku drejtësia, transparenca dhe barazia të jenë vlerat themelore të shoqërisë sonë.

You Might Also Like

‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë

Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”

Lufta e hapur midis Musk dhe Trump

Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?

Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë

TAGGED: #28 nëntori, #BDI
Kosova Times November 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Fillon afati kalimtar në basketboll

Kosova Times Kosova Times August 12, 2024
Sallatë freskuese me oktapod
Gjërat që duhet të bëni kur të riktheheni në shtëpinë e vërshuar
Shtetet e Bashkuara deklaruan mbështetje për Ukrainën pas sulmit në rajonin e Kurskut
Biseda Putin-Trump i pershtatet Rusisë: Vlerat e aksioneve të kompanive ruse rriten
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?