Një fëmijë ka humbur jetën dhe tre janë në gjendje kritike për jetën pas një rrjedhje gazi në shtëpinë e një familjeje në Xanthi të Greqisë.
Sipas mediave, djali (16) ka humbur jetën, dy motrat e tij janë intubuar, ndërsa motra e tretë është gjithashtu në gjendje të rëndë. Fëmijët janë gjetur pa ndjenja në shtëpi mëngjesin e sotëm.
Prindërit flinin në dhomën e sipërme, ndërsa fëmijët në katin e parë. Kur nëna zbriti mëngjesin e sotëm, vuri re se asnjë nga fëmijët nuk lëvizte dhe menjëherë thirri një ambulancë.
Fatkeqësisht, jo shumë kohë pasi të gjithë u dërguan në spital, mjekët mundën vetëm ta konstatonin vdekjen e djalit. Tre motrat e tij, 15, 18 dhe 20 vjeç janë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë.
Në spital janë shtruar edhe babai dhe nëna, por sipas mediave greke nuk janë vërejtur probleme shëndetësore.
Mësohet se tragjedisë i ka paraprirë vendosja e një rezervuari gazi në pjesën e jashtme të shtëpisë. Nuk dihet ende se si ka ndodhur rrjedhja.