By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
October 11, 2025
Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare
October 11, 2025
Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh
October 11, 2025
Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tensionohet situata në veri pas arrestimit të një polici serb
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tensionohet situata në veri pas arrestimit të një polici serb
Lajme

Tensionohet situata në veri pas arrestimit të një polici serb

Kosova Times
Last updated: 2022/12/10 at 5:23 PM
Kosova Times Published December 10, 2022
Share
SHARE

Në Rudarë të Zveçanit dhe në Leposaviq janë bllokuar rrugët, teksa në Mitrovicën e Veriut dhe Rudarë janë dëgjuar edhe sirenat.

Sipas informatave që Radio Evropa e Lirë ka siguruar nga terreni, në Rudarë janë parë katër kamionë dhe tetë automjete të ambulancës, ndërsa aty janë grumbulluar edhe një numër i njerëzve – burra të maskuar dhe gra.

REL-i mëson se mes atyre që janë thirrur të dalin në rrugë janë edhe punëtorët e institucioneve nga arsimi dhe shëndetësia.

Arsyeja e arrestimit nuk është bërë ende e ditur, mirëpo këto zhvillime vijnë pas një arrestimi që u bë sot në veri.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviq, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiq, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Tensionet janë shtuar gjatë ditëve të fundit në veri të Kosovës, pasi të enjten, më 8 dhjetor, Policia e Kosovës bëri të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri.

Policia e Kosovës ka shtuar prezencën në këtë pjesë të Kosovës, me qëllim, sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për sigurimin e qytetarëve.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se “Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të shkojë në veri dhe se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë në Kosovë.

Në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – pritet të mbahen zgjedhjet lokale më 18 dhjetor. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, kundërshton mbajtjen e tyre.

Përfaqësuesit e saj kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Për shkak të incidenteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të shtyjë mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Në takimin e së shtunës, Komisioni Zgjedhor i Kosovës vazhdoi përgatitjet për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur në takim liderëve të partive politike për konsultim për këto zgjedhje.

You Might Also Like

Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë

Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare

Policia, aksion kundër narkotikëve në Podujevë, shtatë të arrestuar

Dogana parandalon mallra në vlerë mbi 5000 euro në Vermicë

KQZ fton qytetarët të votojnë: Pjesëmarrja juaj garanton demokracinë

Kosova Times December 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Në Podujevë përurohet reparti i Hemodializës

Kosova Times Kosova Times August 8, 2025
Irani: Sulmet e Izraelit në Gazë mund të detyrojnë të gjithë të veprojnë
Rreshteri amerikan pranoi se i shiste sekrete ushtarake Kinës
Organizohet Kampionati Individual i Kosovës për U11 dhe U15 për 2023
Drejtori i ATK-së takon përfaqësues të Ambasadës së Britanisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?