By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi
September 10, 2025
Ndalohet kontrabanda me materiale medicinale dhe dentare në Kamenicë
September 10, 2025
Çfarë duhet të ndodhë tjetër që BE të vendosë sanksione ndaj Vuçiqit, Daçiqit, Brnabiqit…?
September 10, 2025
Begaj: Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia
September 10, 2025
Kush është Larry Ellison, njeriu i ri më i pasur në botë që rrëzoi nga froni Elon Musk?
September 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Lajme

Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së

Kosova Times
Last updated: 2024/11/29 at 2:35 PM
Kosova Times Published November 29, 2024
Share
SHARE

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka denoncuar propagandën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mospunën e vet dhe izolimin ndërkombëtar që ia ka shkaktuar Kosovës, po përpiqet ta mbulojë duke e atakuar PDK-në se ka lobuar kundër largimit të sanksioneve të BE-së.

Çitaku, në një konferencë për media, njoftoi se lidhur me këto akuza, PDK do të ngrisë padi për shpifje ndaj deputetes së VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

“Të mërkurën mbrëma deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka shpifur se këta zyrtarë janë anëtari i kryesisë Bernard Nikaj dhe ish-zyrtari i PDK-së Petrit Selimi, në tentim për të njollosur dhe denigruar jo vetëm këta si individë, por edhe Partinë Demokratike të Kosovës. Andaj, PDK do të ngrisë padi për shpifje ndaj deputetes Kryeziu-Hyseni. Kosova, fatkeqësisht, është nën sanksione, njëjtë si Rusia dhe Bjellorusia, për shkak të Qeverisë së Vetëvendosjes”, shtoi ajo.

Çitaku theksoi se masat ndëshkuese Kosovës ia ka sjellë vetë Albin Kurti me kryeneçësinë e tij, dhe Qeveria e paaftë e me mentalitet shkatërrues e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Tani, në gërhamat e fundit të humbjes së tyre, eksponentë të pushtetit, të cilët nuk e kanë bërë asnjë hap për t’i larguar këto masa, duke u përpjekur t’i ikin përgjegjësisë për izolimin ndërkombëtar që ia kanë shkaktuar Kosovës, po e atakojnë PDK-në. Përkundrazi, PDK vazhdimisht ka bërë thirrje për largimin e sanksioneve nga Bashkimi Evropian, në çdo takim që zyrtarët tanë kanë pasur me përfaqësues të BE-së.  Këtë apel e ka bërë edhe kryetari Memli Krasniqi në takimet e njëpasnjëshme në Bruksel, dhe në takimin me Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhey”, tha ajo.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen interesave shtetërore të Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët dhe aleatët tanë ndërkombëtarë.

“Kosovës nuk i duhet një Qeveri që përpiqet të mbajë pushtetin përmes dezinformatave, shpifjeve dhe akuzave të pabazuara. Kosova meriton ma mirë, meriton një Qeveri që punon me përgjegjësi, vizion dhe përkushtim për të ardhmen e saj”, theksoi Çitaku. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ndalohet kontrabanda me materiale medicinale dhe dentare në Kamenicë

Begaj: Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit

AGK: E rrezikshme gjuha e Osmanit ndaj gazetarëve, të ruaj lirinë e mediave

BE investon 5.2 milionë euro në ndërtimin e një shkolle në Prizren

TAGGED: #Padi për shpifje, #Vlora Çitaku, Arbreshë Kryeziu Hyseni
Kosova Times November 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Deco: Do të isha shumë i lumtur nëse Xavi do të qëndrojë tek Barça

Kosova Times Kosova Times April 17, 2024
Dhjetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit- kendveshtrimi i Beogradit
Osmani e Rama flasin për hapat e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO
Tetë persona u vranë në të shtënat në kafene ne Ekuador. midis tyre edhe serbe
Policia kërkon bashkëpunim për të identifikuar një person të dyshuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?