By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Avokati i Thaçit kërkon shtyrjen e afatit për dëshmitarët e rastit
October 2, 2025
Levrek i pjekur në skarë me pure gjethesh rrushi
October 2, 2025
KEK me çokollatë, klasik dhe i papërmbajtshëm
October 2, 2025
Kek me çokollatë të lagësht me lajthi
October 2, 2025
Rama në Kopenhagë: “Diella” ndihmë Shqipërisë në rrugën drejt BE-së
October 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IAPK: Siguria e të dënuarve, përgjegjësi e institucioneve shtetërore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IAPK: Siguria e të dënuarve, përgjegjësi e institucioneve shtetërore
Lajme

IAPK: Siguria e të dënuarve, përgjegjësi e institucioneve shtetërore

Kosova Times
Last updated: 2024/11/29 at 3:05 PM
Kosova Times Published November 29, 2024
Share
SHARE

Instituti për Avokimin e Politikave Korrektuese ka reaguar dhe shprehur shqetësim ndaj rastit të dhunimit të një dënuari në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Në reagim Instituti ka thënë se detyrimet ligjore dhe standardet ndërkombëtare gjerësisht të pranuara se mbrojtja dhe siguria, shëndeti dhe mirëqenia e përgjithshme e të dënuarve derisa janë të privuar nga liria është përgjegjësi e autoriteteve të shtetit-institucioneve korrektuese dhe në këtë rast, në mënyrë specifike e Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Ky institut ka sjellë në vëmendje se në bazë të praktikës gjyqësore, tashmë ekziston një rast i ngjashëm në të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë në shtator të vitit 2023 ka bërë përgjegjës institucionet korrektuese për dështimin në sigurimin e mbrojtjes së të dënuarit nga të dënuarit e tjerë dhe i ka obliguar institucionet shtetërore (ShKK) që në emër të dëmit të shkaktuar palës paditëse (viktimës) t’i akordojë një shumë të caktuar të dëmshpërblimit.

“IAPK thekson se ky është rasti i parë në praktikën e sistemit gjyqësor të Kosovës ku institucionet shtetërore gjenden fajtore për lëshimin ose mos veprimin sipas përgjegjësive ligjore të sigurisë në institucionet korrektuese. Pra, përmes këtij aktgjykimi, konfirmohet përgjegjësia shtetërore në raport me mbrojtjen dhe sigurinë e personave të dënuar, derisa janë të privuar nga liria dhe nën përkujdesjen institucionale”, thuhet në komunikatën për media nga IAPK-ja.

Në frymën e kësaj, IAPK thekson disa hapa që institucionet shtetërore përgjegjëse duhet të ndërmarrin në parandalimin dhe luftimin e incidenteve të tilla apo të ngjashme: Ministria e Drejtësisë dhe ShKK duhet të sigurojë se politikat e vendosjes së të dënuarve në bazë të kategorizimit të tyre të mbështetur në kritere thelbësore siç janë: rrezikshmëria, kohëzgjatja e dënimit, pesha e veprës penale, mosha e kryesit etj., zbatohen në mënyrë strikte dhe evitohen aq sa është e mundur incidentet apo pasojat e tilla.

Po ashtu, ShKK duhet të rrisë programet e rehabilitimit dhe reintegrimit të të dënuarve; të rivlerësojë politikat dhe praktikat e ofrimit të sigurisë së të dënuarve; si dhe të ngrit kapacitetet profesionale për të zhvilluar një qasje më proaktive në parandalimin e këtyre rasteve. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Avokati i Thaçit kërkon shtyrjen e afatit për dëshmitarët e rastit

Rama në Kopenhagë: “Diella” ndihmë Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Kurti: Askush s’e zë karrigen e serbëve, dëm që nuk po funksionon Kuvendi

Samiti i Liderëve, Osmani takohet me kryeministren daneze

Kryeministri shqiptar serish me humor, Macron shpërthen në të qeshura: ‘Duhet të na kërkoni falje…’

TAGGED: #Burgjet, #IAPK, #Institucionet shtetërore, #Siguria
Kosova Times November 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Trump telefonon Putinin, e këshillon të mos përshkallëzojë luftën

Kosova Times Kosova Times November 10, 2024
Ligjvënësit amerikanë mbështesin krijimin e një Tribunali për krimet Rusisë
Zvicra planifikon rinovimin e rrjetit të bunkerëve bërthamorë të periudhës së Luftës së Ftohtë
Kosova i bashkohet Deklaratës së Përbashkët të vendeve të G7 mbi mbështetjen për Ukrainën
Xavi Simons i Leipzig pritet të mungojë disa javë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?