By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Forcat opozitare siriane hyjnë në Alepo
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Forcat opozitare siriane hyjnë në Alepo
Rajon / Botë

Forcat opozitare siriane hyjnë në Alepo

Kosova Times
Last updated: 2024/11/29 at 5:39 PM
Kosova Times Published November 29, 2024
Share
SHARE

Forcat opozitare sirianë kanë hyrë në Alepo, qytetin e dytë më të madh të Sirisë, pasi shpërthyen dy makina-bombë më 29 nëntor dhe u përleshën me forcat qeveritare në perëndim të qytetit, tha monitoruesi i luftës nl Siri.

Kjo është hera e parë që qyteti është sulmuar nga forcat opozitare që nga viti 2016, kur ata u dëbuan nga lagjet lindore të Alepos, pas një fushate ushtarake kur forcat qeveritare siriane u mbështetën nga Rusia, Irani dhe grupet aleate.

Mijëra forca opozitare kanë përparuar drejt qytetit të Alepos që nga ofensiva befasuese që nisën të mërkurën. Ata kanë marr nën kontroll disa qyteza dhe fshatra.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, që monitoron luftën në Siri, tha se forcat opozitare kanë shpërthyer dy makina-bombë në cepin perëndimor të qytetit të premten.

Një komandant i kryengritësve opozitarë ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale duke u bërë thirrje banorëve të qytetit që të bashkëpunojnë, teksa forcat po avancojnë.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu, ka raportuar se kryengritësit opozitarë kanë hyrë në qendër të Alepos të premten.

Media shtetërore siriane më herët gjatë së premtes raportoi se predha të lëshuara nga kryengritësit ranë në konviktin studentor të universitetit të Alepos, që gjendet në qendër të qytetit, duke vrarë katër persona, përfshirë dy studentë. Transporti publik në qytet po ashtu është prekur si pasojë e luftimeve.

Banorët e Alepos kanë raportuar se kanë dëgjuar sulme me raketa në periferi të qytetit.

Luftëtarët po ashtu kanë përparuar në qytezën Sarakab, në provincën veriperëndimore të Idlibit.

Avancimet e kësaj jave janë më të mëdha të realizuara nga fraksionet opozitare, të udhëhequra nga Hayat Tahrir al-Sham, apo HTS. Këto janë luftimet më intensive në veriperëndim të Sirisë që nga viti 2020, kur forcat qeveritare morën nën kontroll zonat që më herët ishin nën kontrollin e forcave opozitare.

Forcat e armatosura të Sirisë thanë se kryengritësit kanë shkelur marrëveshjen e vitit 2019 për reduktimin e luftimeve në këtë zonë, që ka qenë bastioni i fundit i opozitës për vite të tëra.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se që nga e mërkura, në të dyja anët ka luftëtarë të vrarë. Kryengritësit kanë marr nën kontroll mbi 50 fshatra.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

TAGGED: #Alepo, #Forcat opozitare, #Siri
Kosova Times November 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Modelja dhe aktorja e njohur gjendet e pajetë në shtëpinë e vajzës së saj

Kosova Times Kosova Times December 28, 2024
Kurti nuk flet nëse i ka apo jo votat për qeverinë e re
Sulm i madh natën: Ukraina sulmoi termocentralet dhe rafineritë ruse me dronë
AKB: Vuçiqi godet shtetin e Kosovës, Albini Ekonominë e Serbisë
Osmani kërkon që me ShBA-në të përgatitet draft-statuti për Asociacionin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?