By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Musaka tradicionale greke
May 18, 2025
Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan
May 18, 2025
Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës
May 18, 2025
LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta
May 18, 2025
Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozitarizmi i brendshëm, i shëndetshëm për partitë politike!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Opozitarizmi i brendshëm, i shëndetshëm për partitë politike!
Lajme

Opozitarizmi i brendshëm, i shëndetshëm për partitë politike!

Kosova Times
Last updated: 2024/11/30 at 9:32 AM
Kosova Times Published November 30, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Shprehja e lirë dhe mendimi ndryshe janë standard dhe vlerë e demokracisë. Opozitarizmi i brendshëm e ndihmon rriten dhe zhvillimin e shëndetshëm të subjekteve politike. Zërat ndryshe brenda partive politike nuk duhet kuptuar si oponencë, por si pasuri dhe vlerë e brendshme partiake.

Ata që ishin dje, janë sot, do të jenë edhe nesër në Parlament

Pikërisht ata që e kanë gojën plot demokraci dhe ndryshim janë rrënuesit e demokracisë dhe penguesit e reformave brenda partive tona politike!

Fakti se nga njëra palë zgjedhjeje në tjetrën nuk po ndodhë ndryshimi, por vetëm vazhdimësia, nuk po ndodhë rifreskimi i parlamentit, por vetëm riciklimi i deputetëve nga njëra legjislaturë tek tjetra, është dëshmi e konstatimit tim të mësipërm!

Rifreskimi i Parlamentit duhet të fillojë me rifreskimin e listave zgjedhore të partive politike, gjegjësisht me ripërtëritjen e kandidatëve në listat zgjedhore. Kjo duhet të vijë në shprehje edhe si rezultat i ngritjes së vetëdijes shoqërore.

Bie fjala, dikush që ka qenë një herë kandidat për deputet apo në kryesi të partisë të mos i zë vendin tjetrit duke kandiduar përsëri, por të lëshojë rrugë për ndryshime dhe rifreskim të partisë politike!

Sikurse partia politike që nuk duhet të shndërrohet në pronë private të liderit të partisë, as Parlamenti nuk guxon të kthehet në çerdhe të veteranëve deputet!

Duke parë këtë vijimësi politike, në mungesë të një alternative të re politike, qytetarët e vendit janë të detyruar që në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 më shumë të përqendrohen në kandidat sesa në parti politike, pasi të gjitha partitë politike janë bërë përafërsisht të njëjta!

Kur e them këtë e kam parasysh faktin se përafrimi i partive politike nuk qëndron në numra dhe as në emra, por në vlera (anti)demokratike.

Në të gjitha listat e partive politike ka kandidat që e meritojnë dhe që janë të aftë t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve në mënyrë dinjitoze në Kuvendin e Republikës së Kosovës!

Duke zgjedhur më të mirët nëpër të gjitha partitë e njëjta, mund të bëhet një rifreskim i vogël, por jo i mjaftueshëm për ndryshime rrënjësore në Parlament.

Ndryshimet politike nuk vijnë vetvetiu, atyre duhet t’ju prijnë elitat intelektuale dhe bërthamat e shëndosha atdhetare të cilat janë burim i pashtershëm i shoqërisë sonë.

Për fund, opozitarizmi i brendshëm apo zërat ndryshe janë të shëndetshëm për partitë tona politike, në veçanti për ato që udhëheqin me shtetin. Opozita me sindikatat janë korrektor i përhershëm i gabimeve dhe i lëshimeve që ndodhin gjatë qeverisjes së vendit.

You Might Also Like

Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës

LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta

Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Miliona euro për `Pastrimin`, Rama akuzon menaxhmentin për abuzime

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times November 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Diskutohet menaxhimi financiar dhe transparenca e ndërmarrjeve publike

Kosova Times Kosova Times December 29, 2022
Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
Osmani mohon njohuri për akuzat ndaj axhës së bashkëshortit, kërkon hetim të pavarur për vrasjen në Ferizaj
Studentë nga disa shtete po marrin pjesë në Seminarin për Gjuhën
Një zyrtar iranian e paralajmëron Izraelin se ambasadat e tij s’janë më të sigurta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?