By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tre vajzat e ish-ushtarit amerikan gjenden të vdekura. Forcat Ajrore dhe dronët e kërkojnë atë
June 4, 2025
Ky është vendi më i keq për të lindur. Një grua vdes gjatë lindjes çdo 7 minuta
June 4, 2025
Anija turistike “Seabourn Encore” me 600 turistë viziton portin e Sarandës
June 4, 2025
Trump rrit tarifat për importet e çelikut dhe aluminit në 50%
June 4, 2025
I gjenden 11 pushkë kosovarit në Kroaci, po udhëtonte drejt Zvicrës
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndahet nga jeta ikona e baletit shqiptar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ndahet nga jeta ikona e baletit shqiptar
Lajme

Ndahet nga jeta ikona e baletit shqiptar

Kosova Times
Last updated: 2024/12/01 at 11:07 AM
Kosova Times Published December 1, 2024
Share
SHARE

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta Zoica Haxhi, një prej emrave më të shquar të skenës dhe një prej pioniereve të baletit shqiptar.

Ajo ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 91-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike.

Lajmin për ndarje nga jeta të saj e ka bërë me dije Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, ku jep detaje dhe nga karriera e artistes dhe çmimet e fituara prej saj.

Postimi i TKOB:

Lamtumirë Zoica Haxho, ylli i përjetshëm i baletit shqiptar!

E trishtë ndarja nga jeta e balerinës së shquar Zoica Haxho. E lindur më 28 mars 1933, ajo i dha formë dhe shpirt baletit shqiptar, duke qenë një nga pionieret e këtij arti që e ngriti në nivelet më të larta artistike dhe njerëzore.

Qysh e vogël, Zoica kishte një dashuri të madhe për kërcimin. Me pasion dhe përkushtim, ajo ndoqi ëndrrën e saj, duke studiuar në Bashkimin Sovjetik në vitet 1950. Pas kthimit, ajo nuk ishte thjesht një balerinë në TKOB; ajo u bë zemra e skenës, prima balerina që magjepsi publikun për 33 vite me radhë. Interpretimi i saj i parë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, në rolin e Lizës në “Kujdesi i kotë” (1957), ishte veçse fillimi i një karriere brilante.

Zoica krijoi një galeri të mrekullueshme rolesh, duke mishëruar personazhe të paharrueshëm si Lola, Fadeta, Hajria, Cuca, Nica, Rina dhe Delina. Përmes plastikës, finesës dhe interpretimit të saj unik, ajo i dha shpirt çdo karakteri, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike. 20 premierat ku ajo shkëlqeu janë një testament i klasit të saj, ndërsa brezat që ajo edukoi si pedagoge pasqyrojnë përkushtimin e saj për të ndarë artin dhe vizionin e saj.

E nderuar me çmime dhe tituj të lartë, si “Heroinë e Punës” dhe Çmimet e Republikës, Zoica mbetet një simbol i vlerave të larta artistike dhe shpirtërore. Përtej titujve dhe medaljeve, ajo mbetet në zemrat e spektatorëve dhe kolegëve si një frymëzim i pashuar.

Kujtimi i Zoicës do të mbetet gjithmonë gjallë në çdo hap baleti, në çdo duartrokitje dhe në çdo zemër që e ka parë të performojë.

Pusho në paqe, Zoica Haxho, kontributi dhe trashëgimia jote artistike do të mbeten përjetësisht të ndritshme.

You Might Also Like

I gjenden 11 pushkë kosovarit në Kroaci, po udhëtonte drejt Zvicrës

AKP forcon transparencën përmes rregullores së re të prokurimit

84 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Arrestohen dy gra për sulm ndaj një gruaje tjetër në Podujevë

Moti në Shqipëri me diell

Kosova Times December 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Barcelona e mposhtë Betisin në shtëpi

Kosova Times Kosova Times January 21, 2024
E shtuna e keqe për hekurudhat gjermane: Qindra pasagjerë mbeten pa transport
BE nuk po heq dorë nga diskriminimi i Kosovës dhe favorizimi i Serbisë aleate besnike e Rusisë
Hungaria shtyn votimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Një anije italiane me tetë emigrantë niset drejt Shqipërisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?