Në një postim në ‘Facebook’, kryeministri Kurti ka shkruar se së shpejti pritet të normalizohet furnizimi me ujë për qytetarët në Fushë Kosovë, Drenas dhe Obiliq.

“Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”.  Ka rifilluar furnizimi i fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës. Ka filluar furnizimi me ujë për qytetarët e komunave të Skenderajt, Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit. Së shpejti pritet të normalizohet furnizimi me ujë për qytetarët në Fushë Kosovë, Drenas dhe Obiliq”, ka shkruar Kurti.