Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur pas takimit që ka pasur me Kurtin. Ai tha se në këtë pikë SHBA-ja nuk është në gjendje të thotë se kush qëndron prapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

 

“Në këtë pikë, Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të thonë se kush qëndron prapa sulmit. Është herët për një gjë të tillë dhe këto gjëra kërkojnë hetim të kujdesshëm. Ajo që mund të them është se institucionet e Kosovës kanë mbështetjen tonë. Gjithashtu nuk jam në gjendje të përjashtoj asnjë grup, shtet apo ndonjë gjë tjetër. Është shumë herët, nuk e dimë ende”, ka thënë ai.

Kurti në takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon një takim në zyrë me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Pas takimit pritet që ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier të deklarohet para mediave.

Sulmi terrorist në veri të vendit ndodhi më 29 nëntor dhe lidhur me rastin, një personit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.