By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rrifillojnë punimet në rrugën që lidhë fshatrat e Gjilanit me Preshevën
June 13, 2025
Çfarë është inxhinieria e menusë dhe si ta bëni menunë mjetin tuaj më të fortë të shitjeve
June 13, 2025
Rusia Duhet të Ndalohet!’ Ligjvënësit dypartiakë përplasen me kreun e Pentagonit për shkak të Ukrainës
June 13, 2025
SHBA – Trump mbledh kabinetin pas sulmeve izraelite ndaj Iranit
June 13, 2025
Osmani pritet nga Perandori i Japonisë:Rikonfirmohet mbështetja për Kosovën
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qyteti i Los Anxhelosit premton të mbrojë emigrantët pa dokumente
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Qyteti i Los Anxhelosit premton të mbrojë emigrantët pa dokumente
Rajon / Botë

Qyteti i Los Anxhelosit premton të mbrojë emigrantët pa dokumente

Kosova Times
Last updated: 2024/12/02 at 5:23 PM
Kosova Times Published December 2, 2024
Share
SHARE

Los Anxhelosi ka miratuar një status të posaçëm për qytetin që u ofron mbrojtje emigrantëve pa dokumente. Vendimi është përgjigje ndaj zotimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump për dëbime masive kur të fillojë mandatin në janar. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Angelina Bagdasaryan, urdhëresa nuk do t’i ndalojë zyrtarët federalë të dëbojnë emigrantët pa dokumente, por ajo përforcon zotimin e qytetit për të mbrojtur emigrantët që jetojnë në këtë qytet.

Claudia Ventura jeton dhe punon prej 20 vjetësh në Los Anxhelos, së bashku me familjen, por ajo nuk ka dokumente amerikane. Zonja Ventura është në mesin e rreth 800 mijë banorëve të Los Anxhelosit të cilëve u mungon statusi ligjor. Si shumë të tjerë, ajo ndihet e shqetësuar pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale.

“Tani nuk shoh shumë njerëz në rrugë. Ka më pak… Unë mendoj se njerëzit kanë frikë nga dëbimet”, thotë zonja Ventura.

Këshilli i qytetit të Los Anxhelosit miratoi një urdhëresë më 19 nëntor përmes së cilës policia lokale dhe autoritetet shtetërore nuk do të ndajnë informacione mbi statusin e imigracionit të banorëve me autoritetet federale të imigracionit, me përjashtim të rasteve kur ata janë përfshirë në një krim të rëndë.

“Një urdhëresë si kjo dërgon një mesazh shumë të fortë për komunitetin në Los Anxhelos dhe për pjesën tjetër të vendit që këtu, burimet do të përdoren për mbajtjen e komunitetit të sigurt. Kjo do të ruajë besimin që komuniteti ka tek udhëheqësit e tij. Kjo nënkupton se qyteti nuk do të arrestojë, apo shkaktojë kaos në komunitetet e tyre”, thotë Jorge Mario Cabrera, aktivist për të drejtat e emigrantëve.

Megjithatë, jo të gjithë në qytet janë dakord me këtë vendim. Mbështetësit e zotit Trump, që sipas rezultateve të zgjedhjeve janë rreth 38% e banorëve, nuk duan që Los Anxhelosi të ketë këtë status të posaçëm për emigrantët pa dokumente.

“Mendoj se është e turpshme. Së pari duhet të kujdesemi për veten tonë. Kur përmendim platformën politike, ‘Amerika e Para’, nuk do të thotë që ju nuk kujdeseni për të tjerët, por thjesht së pari kujdesemi për veten tonë”, thotë Linda Hanna, banore e Kalifornisë.

Prindërit e zonjës Hanna janë nga Meksika. Ata erdhën në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të ligjshme. Ajo beson se ata që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme duhet të deportohen.

Urdhëresa e Los Anxhelosit do të ketë pak ndikim praktik, pasi që nga viti 1979 qyteti ia ka ndaluar policisë, ose zyrtarëve të imigracionit, të marrin në pyetje një person për statusin e tij të imigracionit.

Statusi i ri i qytetit nuk do të thotë se nuk mund të ketë dëbime. Vendimi thjesht do të thotë që autoritetet lokale nuk do të ndihmojnë zyrtarët federalë të gjejnë dhe dëbojnë emigrantët pa dokumente.

Avokatja e emigracionit Tatyana Edwards-Behar thotë se oficerët federalë do të kryejnë bastisje masive kryesisht nëpër fabrika dhe sektorin bujqësor ku mendohet se ka më shumë gjasa të punojnë emigrantët pa dokumente.

“Unë mendoj se oficerët federalë do të fillojnë me bastisje masive në vend që të kërkojnë dokumente nga kalimtarët e rastësishëm në rrugë. Unë besoj se do të ketë bastisje masive në fabrika dhe në sektorin bujqësor ku, sipas të dhënave zyrtare, ka më shumë gjasa të punojnë emigrantët pa dokumente”, thotë Tatyana Edwards-Behar, avokate e imigracionit.

Aktivisti Jorge Mario Cabrera beson se amnistia është një ide më e mirë sesa dëbimet.

“Ne duhet të këmbëngulim që zgjidhja është legalizimi masiv. Ne duhet të këmbëngulim se ka një mënyrë më të mirë për të trajtuar emigrantët në këtë vend”, thotë zoti Cabrera.

Pas inaugurimit më 20 janar, Presidenti i zgjedhur Trump ka sugjeruar se ai mund të shpallë një emergjencë kombëtare dhe të përdorë personelin ushtarak amerikan në kryerjen e dëbimeve masive, një lëvizje që avokatët e imigracionit janë zotuar ta luftojnë në gjykatë.

You Might Also Like

Rusia Duhet të Ndalohet!’ Ligjvënësit dypartiakë përplasen me kreun e Pentagonit për shkak të Ukrainës

SHBA – Trump mbledh kabinetin pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

A është larguar Netanyahu nga Izraeli: Aeroplani i “Krahëve të Sionit” në ajër, i ndjekur nga një eskortë ushtarake

Arabia Saudite dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Axhenda ndërkombëtare

TAGGED: #Emigrantë pa dokumente, #Los Anxhelos
Kosova Times December 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vrasja e Liridona Ademajt, edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë

Kosova Times Kosova Times June 25, 2024
Zjarrin në një autosallon në Çagllavicë e shkaktuan dy persona
Si është të shkosh në shkollë në Ukrainën e pushtuar nga Rusia?
Zelensky mbërrin në Arabinë Saudite për një vizitë pune
Autobusi u rrëzua në një luginë në Guatemalë, duke vrarë 51 persona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?