By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kina raporton 8,000 raste të sëmundjes chikungunya, ndërsa virusi i përhapur nga mushkonjat përhapet në të gjithë botën
August 7, 2025
NYT: Trump dëshiron të takohet me Putinin dhe Zelenskyn dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë
August 6, 2025
Dërgohet në mbajtje një person për armëmbajtje pa leje
August 6, 2025
Rudi kritikoi ish lidershipin e LDK dhe disa anëtarë për marshin: “Iu mallkoftë karroca e babit tim”
August 6, 2025
Dy gra nga Kosova fituese të çmimit `Cybersecurity Woman of the Year 2025`
August 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata rumune njeh rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, balotazhi më 8 dhjetor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjykata rumune njeh rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, balotazhi më 8 dhjetor
Rajon / Botë

Gjykata rumune njeh rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, balotazhi më 8 dhjetor

Kosova Times
Last updated: 2024/12/02 at 10:47 PM
Kosova Times Published December 2, 2024
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka njohur rezultatin e rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe ka konfirmuar se rundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 8 dhjetor.

Në rundin e balotazhit do të përballen kandidati prorus, Calin Georgescu, dhe kandidatja properëndimore, Elena Lasconi, e cila pas vendimit të gjykatës, menjëherë njoftoi për nisjen e fushatës për rundin e balotazhit.

“Faleminderit që nuk luajtët ruletën ruse me të drejtën e votës”, tha Lasconi pas vendimit të gjykatës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pasoi urdhrin e gjykatës për rinumërimin e votave.

“Jam mbështetëse e ligjit dhe Kushtetutës. Zoti do të na ndihmojë edhe kësaj radhe për të luftuar për demokraci dhe për ta mbajtur Rusinë larg nga shteti ynë”, shtoi ajo, duke premtuar se do të bashkojë “të gjithë rumunët” nëse zgjidhet presidente.

Presidenti në Rumani ka fuqi të rëndësishme për marrjen e vendimeve, përfshirë edhe për politikën e jashtme dhe çështje të sigurisë kombëtare. Presidenti ka mandat pesëvjeçar dhe presidenti ka të drejtë të refuzojë të nominuarit e partive për kryeministër dhe ministra dhe emëron anëtarët e sistemit gjyqësor.

Pas rinumërimit të votave të rundit të parë, Gjykata Kushtetuese në mënyrë unanime refuzoi kërkesën për të anuluar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Vendimi erdhi pasi Partia Socialdemokrate (PSD), partia në pushtet në Rumani, fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 1 dhjetor, duke hapur rrugën për bisedime për formimin e një koalicioni properëndimor, formimi i të cilit mund të jetë i vështirë.

Sipas rezultateve preliminare, PSD-ja prin ndaj Aleancës për Unitetin e Rumunëve, një parti ultra-nacionaliste e ekstremit të djathtë.

PSD ka fituar 22.3 për qind të votave, ndërkaq Aleanca për Unitetin e Rumunëve 18.3 për qind.

Partia Liberale e qendrës së djathtë – pjesë e koalicionit të PSD-së – ka fituar 14.3 për qind, ndërkaq partia tjetër e qendrës së djathtë, Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë ka fituar 12.3 për qind të votave.

Pasi asnjë parti nuk pritet të fitojë shumicën parlamentare, pritet që negociatat të jenë të vështira për formimin e Qeverisë dhe këto bisedime varen edhe nga rezultati i balotazhit në zgjedhjet presidenciale.

You Might Also Like

NYT: Trump dëshiron të takohet me Putinin dhe Zelenskyn dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë

Dy ministra vdiqën në një rrëzim helikopteri në Ganë. Gjithsej tetë të vdekur

VIDEO Trump ngjitet në çatinë e Shtëpisë së Bardhë. Gazetari: Zotëri, pse jeni në çati?

Rubio për sanksionet kundër Rusisë: Presim një njoftim sot, lajmet mund të jenë pozitive

Skandali i Epstein po përhapet. Letrat e publikuara të shkruara atij nga të pasurit dhe të famshmit

TAGGED: #Balotazh, #Rumani
Kosova Times December 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Pantoviq pas votimit: Ka ardhur koha për ndryshme në Komunën e Zveçanit

Kosova Times Kosova Times April 23, 2023
Si i dashuri i Perëndimit u bë llumi më i keq i Putinit
Shqipëria “braktis” Bangladeshin për punëtorë, orientohet drejt Indisë
Ruleta e penalltive nderon Realin, Ancelotti hakmerret ndaj Guardiolës
Osmani takoi ministrin e Jashtëm të Bosnjës dhe Hercegovinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?