By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 qershor 2025
June 8, 2025
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti e Peci: Darka e Lamës simbol i begatisë dhe unitetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti e Peci: Darka e Lamës simbol i begatisë dhe unitetit
Lajme

Kurti e Peci: Darka e Lamës simbol i begatisë dhe unitetit

Kosova Times
Last updated: 2024/12/02 at 11:13 PM
Kosova Times Published December 2, 2024
Share
SHARE

Ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka shtruar sonte Darkën e Lamës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Kurti, në fjalën e tij në darkë, tha se darka simbolizon unitetin dhe begatinë e kombit, përmes mesazhit të bashkimit rreth bukës dhe traditës.

Kryeministri Kurti falënderoi fermerët për rritjen e prodhimit vendor dhe premtoi vazhdimin e mbështetjes për ta, duke theksuar se sukseset janë të përbashkëta.

Tutje Kurti shtoi se për bukën e sofrës, Kosova tani ka më shumë produkte vendore, me një rritje prej 50 për qind.

“Në sofrën e përbashkët të begatisë përçojmë mesazhin e unitetit, bukës dhe zemrës. Në këtë dolli të përbashkët falënderoj fermerët tanë për rritjen e prodhimit vendor. Ne do të vazhdojmë mbështetjen, sepse sukseset i kemi të përbashkëta. Sivjet kemi sipërfaqe më të madhe të tokës dhe rritjen e burimeve të produktit vendor janë rritur për 50 për qind; për tokat e mbjella, bukën e sofrës e gëzojmë vetëm me produkte vendore”, ka thënë Kurti.

Ndërsa ministri Peci, tha se  Darka e Lamës është një rit i vjetër që mbledh falënderimet ndaj zotit për të mirat, për frytet e bereqetin e vitit që lëmë pas.

Peci shtoi se meritat e rizgjimit të darkës dhe organizimit institucional i takojnë presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova.

Gjithashtu ministri theksoi rëndësinë e unitetit për prosperitetin e kombit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.

Sipas Pecit, kjo darkë përmbledh nderimet për Zotin dhe punën e fermerëve e frytet e bujqësisë.

“Jemi mbledhur para kësaj darke të bekuar në vitin më të begatë të bujqësisë. Darka e Lamës përmbledh nderimet për Zotin dhe frytet dhe punën tonë. Në fund të çdo vjeshte, shqiptari i lashtë i këtij gadishulli shtronte frytet, ku shtronte një darkë, falënderonte Zotin për bereqetin dhe ekzistencën e jetës”.

“Këtë darkë paraardhësit tanë e kanë shtruar me shekuj, por meritat i takojnë presidentit tonë të parë, Ibrahim Rugova, për sa i përket datës së lindjes së tij, kur shtronte Darkën e Lamës duke shpresuar se këtë hap do ta marrin edhe të tjerët. Kemi shumë për të shënuar sot përmes kësaj feste, një nga amanetet e Rugovës ishte sigurimi i bukës së motmotit, kjo u mundësua nga përkrahja e Qeverisë, begatia dhe djersa e fermerëve”, tha Peci.

You Might Also Like

Vdes atdhetari Selim Shala

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti

Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve

DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e gjykatës

Kryetarja e Speciales arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë

TAGGED: #Albin Kurti, #Darka e Lamës, #Faton Peci
Kosova Times December 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina njoftoi mbërritjen në Rusi të tre gjeneralëve të Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Veriut

Kosova Times Kosova Times October 31, 2024
Haliti: Në zgjedhjet e shkurtit, kjo parti do të triumfojë me votat e diasporës
Inteligjenca perëndimore zbuloi kushtet për përdorimin e armëve bërthamore taktike nga Putin
Zelenskyy zhvilloi një takim me ministrin amerikan të Mbrojtjes Austin
Dita e Diasporës, përfaqësues të saj i kërkojnë qeverisë shqiptare të drejtën e votës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?