Teatri “Muharrem Qena” në Mitrovicë u rihap për publikun pas një rinovimi të plotë. Me këtë rast, filloi edhe Festivali Tradicional i Komedisë “MittrixFest”, duke rikthyer gjallërinë artistike në qytet.
“Artistët dhe publiku tani kanë një hapësirë të re, moderne dhe dinjitoze, të përshtatshme për krijimtari dhe shijim të artit dhe cultures”, njofton Ministria e Kulturës.
Rinovimi i këtij teatri është një hap drejt përmbushjes së zotimeve për modernizimin e infrastrukturës teatrore në Kosovë, duke kontribuar në zhvillimin kulturor të Mitrovicës dhe gjithë vendit.