By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar
January 24, 2026
Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut
January 24, 2026
Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina
January 24, 2026
Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm
January 24, 2026
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Historia e presidentëve të Kosovës!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Historia e presidentëve të Kosovës!
Opinion

Historia e presidentëve të Kosovës!

Kosova Times
Last updated: 2024/12/03 at 4:11 PM
Kosova Times Published December 3, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Në historinë më të re të Kosovës, përkatësisht nga shpallja e Deklaratës së Pavarësisë së 2 korrikut të vitit 1990, të rregullt dhe ushtrues detyre i kemi pasur hiq më pak se shtatë president: Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Jakup Krasniqi, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaga, Hashim Thaqi dhe Vjosa Osmani!

Nga pazaret politike deri te zarfi në Kuvend

Njëri prej tyre apo më mirë të themi i pari prej tyre është Ibrahim Rugova, i zgjedhur me votën e qytetarëve në zgjedhjet nacionale të vitit 1992 sipas Kushtetutës së Kaçanikut. Rugova jo vetëm që është më i madhi, është i papërsëritshmi dhe i përjetshmi në historinë e Kosovës.

Ai, edhe pse, nuk ndodhet fizikisht në mesin tonë, jeton në zemrat e çdo shqiptari, si njeriu që i ndërtoj themelet e shtetit të pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës!

Ikja e parakohshme e presidentit Rugova la boshllëk të madh, por rrugën e trasuar nga ai e vazhdoi me sukses të madh pasuesi i parë i tij, z. Fatmir Sejdiu.

Mirëpo, kundërshtarët e filozofisë politike rugoviane në Parlamentin e Kosovës e shfrytëzuan një vakum ligjor për ta dërguar në ‘Kushtetues’ ushtrimin e dyfisht të posteve politike njëkohësisht: atë të presidentit dhe kryetarit të partisë!

Në këtë situatë, Fatmir Sejdiu e zgjodhi t’i qëndroj besnik drejtimit të LDK-së, të Lokomotivës Rugoviane deri në vitin 2010.

Pas tij, ushtrues detyre i presidentit nga pozita e kryeparlamentarit u caktua z. Jakup Krasniqi deri në zgjedhjen e Behgjet Pacollit, i cili pas 45 ditësh shkarkohet, për shkak se Gjykata Kushtetuese gjeti shkelje procedurale gjatë votimit të tij në Kuvend.

Pas këtij momenti, u krijua një situatë konfliktuoze mes subjekteve politike në Kuvend për zgjedhjen e presidentit, me ç’rast erdhi deri tek ndërhyrja e paprecedent ndërkombëtare përmes “Zarfit” famoz të ambasadorit amerikan, Christopher Dell, përmes të cilit Kosovës i erdhi në krye të shtetit një police e thjeshtë e një stacioni policor në kryeqytet me emrin Atifete Jahjaga, e panjohur në opinion, mdadje edhe për kolegët e saj polic në kryeqytet!

Kjo në fakt, kjo nuk ishte punë “llotarie” që na erdhi nga zarfi, por fshihet diçka tjetër më e madhe pas kësaj zgjedhje enigmatike, për të cilën nuk dëshirojë të flas tani!

Pas Atifete Jahjagës, radha i erdhi Hashim Thaçit, i cili erdhi si produkt i marrëveshjes së partnerëve në koalicion PDK-LDK, më kushtin që LDK-së për herë të parë t’i jepet posti i kryeministrit!

Pas arrestimit të turpshëm të presidentit Hashim Thaqi nga Gjykata Speciale, fillimisht si ushtruese detyre nga posti i kryeparlamentares u zgjodh znj. Vjosa Osman inga LDK-ja!

E quajta të turpshëm për Kosovën arrestimin e presidentit, për faktin se është hera e parë në historinë e shteteve demokratike që t’i arrestohet i pari i shtetit me imunitet brenda mandatit kushtetues!

Prishja e koalicionit LVV-LDK e prodhojë një situatë të re dhe të jashtëzakonshme në vend!

Ish kryeparlamentarja nga radhët e LDK-së, e cila postin e kryeministrit në vitin 2019 e kishte humbur për një grusht vota, për ambicie të sëmura karrieriste i kthen shpinën LDK-së dhe i vardiset kundërshtarit politik, Albin Kurtit!

Ky veprim i turpshëm i të privilegjuarës së LDK-së, i kishte irrituar tej mase drejtuesit e partisë, të cilët e shkarkojnë nga të gjitha postet partiake (nënkryetare dhe anëtare e kryesisë qendrore).

Kështu Vjosa Osmani, e mbuluar me turpin e tradhtisë erdhi në krye të shtetit, duke u kthyer në marionetë të kryeministrit, të cilit i qëndroj besnike deri në ditët e fundit dhe ia mbulojë të gjitha dështimet dhe skandalet qeveritare për përfitime personale (për të cilat nuk dëshirojë të flas tani), përshirë edhe prishjet e raporteve me ndërkombëtarët!

Presidentja marionetë i heshti edhe sanksionet ndërkombëtare, i heshti tenderët njëburimor të qeverisë, e heshti skandalin e përmasave ballkanike të ministrit Martin Berishaj, heshti, heshti dhe vetëm heshti deri në fund të mandatit politik të kësaj qeverie!

Dhe vetëm tani, kur po e sheh edhe fundin e saj politik, ia ktheu shkelmat Albin Kurtit siç ia ktheu shkelmat Fatmir Sejdiut dhe Isa Mustafës!

Qëllimi i këtij shkrimi nuk ishte personalizimi, por përkujtimi i një historie të presidentëve të Kosovës për gjeneratat e reja, por edhe i ngritjes së kërkesës së ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli, për të larguar një herë e përgjithmonë pazaret dhe kontrabandimin e zgjedhjes së presidentit në Kuvend.

You Might Also Like

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times December 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Larne-Ballkani

Kosova Times Kosova Times August 15, 2024
Gjuan me armë në ajër, i konfiskohet revolja
Letra që mund të ndalojë luftën në duart e Jinping: Zelenska përcolli një mesazh sekret që Putinit nuk do t’i pëlqejë
Rikthehet pingpongu në Bardh të Madh
Zjarr në ndërtesën me emigrantë, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?