By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini ka një taktikë të re. Ushtarët e vdekur bëhen “dezertorë” për të mbuluar humbjet e tyre
December 8, 2025
Zelensky zbret në Londër përpara takimeve kyçe të BE-së dhe NATO-s
December 8, 2025
Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake për dy vjet
December 8, 2025
Droni godet një kopsht dhe një spital në Sudan. 114 persona të vrarë, përfshirë 63 fëmijë
December 8, 2025
Delegacioni i BQK-së viziton Bankën e Italisë
December 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia jep detaje për armatimin e konfiskuar në Zubin Potok
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia jep detaje për armatimin e konfiskuar në Zubin Potok
Lajme

Policia jep detaje për armatimin e konfiskuar në Zubin Potok

Kosova Times
Last updated: 2024/12/03 at 8:30 PM
Kosova Times Published December 3, 2024
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar sot një tjetër operacion bastisjeje në një lokacion të komunës së Zubin Potokut, ku ka konfiskuar armë, municion, pajisje dhe uniforma ushtarake.

Në njoftimin e policisë thuhet së sot me datën 03.12.2024, si rezultat i patrullimeve dhe angazhimeve nga njësite relevante policore, janë siguruar informacione se në një lokacion të komunës së Zubin Potokut, dyshohej se gjenden të fshehura armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

Policia ka bërë të ditur se armët ishin  fshehur në një kotec pulash nën kashtë dhe në disa fuçi të mbushura me drithëra.

“Pas verifikimit të informacionit njësite policore kanë kryer kontrollin në objekte ndihmëse ku në një kotec pule, të fshehura nën kashtë dhe në disa fuçi (bure) të mbushura me drithëra u zbuluan disa qese me armë, municion, antiplumb dhe pajisje të tjera ushtarake”, thuhet në njoftim

Policia ka sekuestruar si dëshmi dhe prova materiale një armë AK-47 e demontuar, shtatë karikatorë për AK-47 me nga 30 fishekë, 12 fishekë dhe të zbrazët, pjesë të ndryshme për armë me një kuti plastike, municion të kalibrave të ndryshëm, një helmetë ushtarake, dhjetë rripa për uniforma ushtarake, një kapelë ushtarake, dy çantë ushtarake, një shall kamuflazhi për snajper, një këllëf ushtarak për karikator të armës së gjatë, disa jelekë taktikë ushtarakë, prodhim kinez dhe disa uniforma, xhaketa, këmisha, pantallona, rripa dhe kapela ushtarake me emblema e mbishkrime të llojeve të ndryshme, përfshirë ato ruse etj.

Tutje theksohet se të gjitha veprimet e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente.

Policia e Kosovës, thotë se mbetet e përkushtuar që të angazhohet në ruajtjen e rendit kushtetues dhe njëherit siguron qytetarët pa dallim se këto masa janë ndërmarrë në interes të sigurisë së tyre, parandalimit të akteve kriminale, ruajtjes së pronës publike dhe asaj private, si dhe sjelljes së personave të dyshuar para organeve të drejtësisë, në mënyrë që qytetarët e asaj zone të kenë një jetë më të qetë e më të sigurt. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

KQZ miraton dizajnin e fletëvotimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ambasadori i BE-së takoi krerët e katër komunave të veriut të vendit

Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar

Rexhepi: BE konfirmon shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Serbi

TAGGED: #Armatimi, #Policia e Kosovës, #Veri
Kosova Times December 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Gratë afgane protestojnë kundër njohjes ndërkombëtare të qeverisë talibane

Kosova Times Kosova Times April 29, 2023
Dronët ukrainas sulmojnë rafinerinë e naftës në Volgograd
Prof. Ukshin Hoti – emri i lavdishëm i patriotit më të madh dardan dhe njërit prej mendimtarëve më të fuqishëm
Kurti mirëpret sportistët e WTT në Prishtinë: kosovari Imran Duraku arrin sukses në pingpong
Ukraina – NATO-se: Na ftoni në aleancë qysh javën e ardhshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?