By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haradinaj: Me AAK-në në Obiliq do të vazhdojnë projektet e mëdha
September 16, 2025
Rama shpërndan videon ku James Rubin goditi Prokurorinë në Hagë
September 16, 2025
Inteligjenca ukrainase godet Brigadën e 155-të të Marinës Ruse në Lindjen e Largët
September 16, 2025
Trump: Zelensky do të duhet të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit
September 16, 2025
Presidentja Osmani: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës
September 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në Bruksel: Kosova shembull i progresit demokratik dhe ekonomik, kërkon statusin e kandidatit për BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në Bruksel: Kosova shembull i progresit demokratik dhe ekonomik, kërkon statusin e kandidatit për BE
Lajme

Kurti në Bruksel: Kosova shembull i progresit demokratik dhe ekonomik, kërkon statusin e kandidatit për BE

Kosova Times
Last updated: 2024/12/04 at 8:38 PM
Kosova Times Published December 4, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel u mirëprit nga Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Diskutuan për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për përparimet e arritura në agjendën e reformave evropiane, reformave institucionale në Kosovë, zhvillimit ekonomik, progresit demokratik dhe marrëdhënieve fqinjësore.

Kryeministri u shpreh se Republika e Kosovës është shembull shumë i mirë që zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin krah për krah. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e Planit të Rritjes, i cili është instrumenti kryesor për rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE. Me këtë rast, përmendi zbatimin e agjendës së reformave ERA II e cila deri në fund të vitit 2023 ka arritur shkallë zbatimi prej 72%, nga 45% sa ka qenë në qeverisjet e kaluara, dhe shumë reforma që kishin mbetur si rekomandime por të pazbatuara me vite të tëra e që gjetën epilog me qeverisjen tonë.

Ai gjithashtu e njoftoi komisioneren Kos mbi detajet dhe informacionet në lidhje me sulmin kinetik terrorist të së premtes së 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit. Ndërkohë që hetimet për sulmin e fundit po vazhdojnë, kryeministri nënvizoi që në mesin e konfiskimeve të bëra në lidhje me rastin, krahas armatimit dhe municioneve, janë gjetur edhe 74 emblema ushtarake, prej të cilave 20 janë të njësive të ndryshme ushtarake ruse, përveç atyre serbe.

Në këtë takim të parë ndërmjet tyre që prej marrjes së detyrës së re nga znj. Kos, kryeministri Kurti u shpreh se përkushtimi i Republikës së Kosovës në zbatimin e reformave evropiane dhe linjëzimi i plotë me vlerat dhe politikën e jashtme të Bashkimit Evropian meriton pranimin e pyetësorit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, teksa po i afrohemi 2-vjetorit të dorëzimit të aplikimit për anëtarësim. Gjithashtu, ai bëri thirrje për largimin e masave ndaj Kosovës.

Kryeministri falënderoi komisioneren për Zgjerim, Marta Kos për mikpritjen në ditën e tretë të punës së saj dhe i uroi suksese në detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim të ngushtë.

You Might Also Like

Haradinaj: Me AAK-në në Obiliq do të vazhdojnë projektet e mëdha

Presidentja Osmani: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës

Tërmet në Shqipëri

Kurti kërkon edhe një mandat për Rrahimajn në Kamenicë

Kurti kërkon edhe një mandat për Rrahimajn në Kamenicë

TAGGED: #Albin Kurti, #Marta Kos
Kosova Times December 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Leposaviq: Tentim për plaçkitje të Bankës Kombëtare të Serbisë

Kosova Times Kosova Times December 8, 2022
Vuçiq dhe Brnabiq sot i drejtohen publikut-pas adresimit te politikaneve perendimor
Bajrami: Nuk ka luftë kundër korrupsionit
Sudani përballet me krizën historike të urisë
Fshati i tronditur rus ku luftëtarët e Wagnerit akuzohen për gjashtë vrasje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?