By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm
June 29, 2025
The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë
June 29, 2025
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
June 29, 2025
Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia
June 29, 2025
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Metroja e qytetit zbulon mijëra sekrete antike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Metroja e qytetit zbulon mijëra sekrete antike
Rajon / Botë

Metroja e qytetit zbulon mijëra sekrete antike

Kosova Times
Last updated: 2024/12/05 at 12:00 AM
Kosova Times Published December 4, 2024
Share
SHARE

Sistemi i metrosë në qytetin verior grek të Selanikut u hap të shtunën e kaluar duke shfaqur trena pa shofer dhe dhjetëra mijëra njerëz u përballën me motin e keq dhe me shi për të pritur jashtë stacioneve për t’i provuar, sipas CNN.

Linja e vetme e metrosë me 13 stacione ishte e bllokuar me pasagjerë ”të etur” për të shijuar sistemin e ri të transportit të qytetit.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, bashkë me presidenten Katerina Sakellaropoulou dhe ministrin e Transporteve, Christos Staikouras, shtypi një buton blu për të filluar funksionimin e sistemit të ri hekurudhor.

Mitsotakis tha se financimet e para për gërmimet eksploruese ishin pjesë e buxhetit të vitit 1976. Në vitin 1999, një pankartë në hyrje të panairit ndërkombëtar të qytetit shpalli se “metroja do të vijë së shpejti pranë jush”.

Vite betejash gjyqësore që panë kontrata të anuluara, mosmarrëveshje për pasuritë e paluajtshme dhe një luftë për vendosjen e një stacioni pranë zbulimeve të rëndësishme arkeologjike, e prishën projektin.

”Vonesat e shtynë koston e projektit në mbi tre miliardë euro”, tha Staikouras.

Pasagjerët që hyjnë në stacionin ”Eleftheros Venizelos”, në qendër të qytetit, mund të hedhin një vështrim në disa nga më shumë se 300 000 artefaktet e gërmuara nga arkeologët.

Thellë nën tokë, u gjetën mbetjet e rrugës më të ngarkuar të qytetit në shekullin VI.

”Kjo ishte një rrugë e ngarkuar me shumë dyqane”, thonë arkeologët.

Shumë kundërshtuan dhe protestuan me zë të lartë për heqjen e përkohshme të shumë prej gjetjeve në mënyrë që të përfundonte tuneli dhe të ndërtohej stacioni.

Antikitetet janë ekspozuar edhe jashtë një stacioni aty pranë, nën një xham mbrojtës.

Zyrtarët thanë se funksionimi i linjës do të nënkuptojë 57 000 makina më pak në ditë në këtë qytet të mbytur nga trafiku, me një pritshmëri prej 254 000 pasagjerësh që përdorin sistemin çdo ditë në qytetin me më shumë se 300 000 banorë dhe më shumë se një milion nëse përfshihen edhe periferitë.

Është zona e dytë më e madhe metropolitane në Greqi.

You Might Also Like

Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë

Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia

Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16

Studentët dhe qytetarët kërkojnë zgjedhje, pushteti përgjigjet me represion

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

Kosova Times December 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mashtronte me terime për viza pune, arrestohet e dyshuara në Fushë-Kosovë

Kosova Times Kosova Times July 30, 2024
Tre vende të NATO-s nënshkruan një marrëveshje në rast konflikti me Federatën Ruse
Real Madrid i jep leksion Gironas dhe “blindon” kreun
Kurti: Futja e Ballkanit Perëndimor në BE, ul ndikimin rus në rajon
Policia po heton vdekjen e një gruaje nga Shtërpca
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?