By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Supë kremoze me kungull me një shije të parezistueshme
November 2, 2025
Një modele në një edicion të pazakontë, “akullorja shkrihet” mbi të: Dallimi yt është forca juaj
November 2, 2025
Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi
November 2, 2025
Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”
November 2, 2025
1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK: Specialja u krijua për të siguruar drejtësi, jo për spektakle
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK: Specialja u krijua për të siguruar drejtësi, jo për spektakle
Lajme

PDK: Specialja u krijua për të siguruar drejtësi, jo për spektakle

Kosova Times
Last updated: 2024/12/05 at 6:18 PM
Kosova Times Published December 5, 2024
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës thotë se po i ndjekë me shqetësim zhvillimet e fundit që lidhen me veprimet e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Sipas kësaj partie në opozitë, ruajtja e standardeve më të larta të drejtësisë dhe të paanshmërisë janë gurthemeli i funksionimit të çdo institucioni gjyqësor, përfshirë Dhomat e Specializuara.

“Besojmë fuqimisht se drejtësia dhe paanshmëria nuk janë vetëm kërkesa, por kushte të domosdoshme për një proces të drejtë dhe të besueshëm”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Sipas tyre Dhomat e Specializuara u krijuan për të siguruar drejtësi, bazuar në standardet evropiane dhe jo për të krijuar spektakle publike në emër të saj.

“Çdo devijim nga ky mandat, përmes veprimeve që mund të minojnë besimin e qytetarëve dhe integritetin e drejtësisë, konsiderojmë se është i gabuar. Është thelbësore që të gjitha proceset e zhvilluara nga Dhomat e Specializuara të jenë të bazuara në transparencë të plotë dhe pa tejkaluar kompetencat e tyre. Kuvendi i Kosovës ka themeluar Dhomat e Specializuara me një mandat specifik dhe të kufizuar, për të trajtuar akuzat monstruoze të raportit të Dick Martyt”, thuhet tutje aty.

Tutje PDK ka ngritur shqetësimin në lidhje me vonesat sipas tyre të gjata dhe mungesën e transparencës në proceset gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë.

“PDK ka mbështetur krijimin e kësaj gjykate, me besimin  dhe garancitë e dhëna nga aleatët tanë se kjo gjykatë do të funksiononte mbi parime të qarta të transparencës dhe demokracisë. Çdo qytetar i Kosovës dhe secili i akuzuar ka të drejtë të trajtohet pa paragjykime, me paanshmëri dhe drejtësi të plotë. Por, parashtresat e fundit nga mbrojtja e katër të akuzuarve në këtë proces, kanë ngritur shqetësime serioze për trajtimin jo të drejtë, me brenga për shkeljen e parimit të barazisë dhe prezumimit të pafajësisë. Apelojmë që Dhomat e Specializuara të përmbushin detyrën e tyre me profesionalizëm dhe paanshmëri, duke respektuar parimet themelore të drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, përfundon reagimi i PDK-së. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afër 10 mijë euro

Basha e Kurti vlerësojnë lartë sakrificën e heronjve Zhitia dhe Fazliu

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik

Mot sot me diell sot

Moti në Shqipëri i kthjellët temperatura deri 25° Celsius

Kosova Times December 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjenero: Me vendosjen e Mandiqit, pjesëmarrës në grushtin e shtetit rus, ka ujë në mulli për atë që Dodik mbron…

Kosova Times Kosova Times November 1, 2023
Rusët po largohen masivisht nga Turqia. 17,000 njerëz u larguan nga Antalia në 4 muaj
Çfarë e lidh të djathtën ekstreme nga Serbia dhe BE-në?
Kurti: Kosova drejt hapjes së fabrikës për prodhim të municionit
Haradinaj: Bashkë për një Rahovec më të zhvilluar me Smajl Latifin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?