By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PK thirrje qytetarëve dhe mediave të mos bien pre e dezinformatave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PK thirrje qytetarëve dhe mediave të mos bien pre e dezinformatave
Lajme

PK thirrje qytetarëve dhe mediave të mos bien pre e dezinformatave

Kosova Times
Last updated: 2022/12/11 at 3:32 PM
Kosova Times Published December 11, 2022
Share
SHARE

Policia e Kosovës përmes një njoftimi  thekson se bllokimi i rrugëve nga grupe kriminale në veri të vendit, sulmet me armë zjarri e bomba çorientuese (shok bomba) ndaj Policisë së Kosovës, sulmi me shok bomba ndaj gazetarëve e ndaj patrullës vëzhguese të EULEX-it, ka tensionuar situatën në veri të vendit dhe ka pamundësuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe qarkullimit të mallrave në dy Pikë Kalimet Kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

“Fatmirësisht nga këto sulme nuk është evidentuar ndonjë lëndim ndaj qytetarëve apo personave zyrtar. Përderisa edhe sot vazhdojnë bllokimet e rrugëve në drejtim të dy Pikë Kalimeve Kufitare Jarinje dhe Bërnjak, Policia e Kosovës siç e ka bërë të ditur si masë paraprake të sigurisë ka mbyllur përkohësisht për qarkullim këto dy pika kufitare, të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe sot”, thekson policia.

Duke qenë që një situatë e brishtë ka vazhduar edhe gjatë natës, e tillë vazhdon të jetë edhe sot, andaj Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare po vazhdon fuqishëm angazhimet e saja me njësitet policore, në ofrim të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar të involvuar në veprimtari kriminale. Njëkohësisht përmes këtij njoftimi zyrtar Policia e Kosovës, njofton opinionin publik dhe demanton disa media serbe të cilat i referohen se kinse njësitet speciale të PK-së, te Ujmani kanë ndaluar dhe maltretuar një qytetar/punonjës serb dhe kinse kanë marrë objektet në atë lokacion.

“Policia e Kosovës me njësitet e saja është vendosur në rrugën kryesore që shpie në drejtim të Pikës Kufitare të Bërnjakut, nuk është vendosur në ndonjë objekt të caktuar si dhe nuk ka maltretuar asnjë person apo punonjës, siç është publikuar në media, por vetëm ka legjitimuar një person i cili ka qenë duke kryer incizime me telefon në atë lokacion, i cili pas legjitimit ka vazhduar pa asnjë problem”, thekson Policia e Kosovës.

Pikërisht në këtë lokacion mbrëmë grupet kriminale në tri raste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore që kanë qenë në detyrë zyrtare, e të cilat në vetëmbrojtje janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri personave/grupeve kriminale.

Policia e Kosovës, vazhdon të ftoj mediat dhe qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave, thirrjeve apo provokimeve të mundshme nga persona apo grupe kriminale, por të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës e cila do të vazhdojë të angazhohet për ofrim të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar, si dhe ruajtjen e rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama

Rrahje mes të miturve në Obiliq, njëri theret me thikë

Aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kaçanik ndaj dy të pandehurve

Policia shqipton 1706 gjoba trafiku për 24 orë

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Kosova Times December 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Irani përpiqet t’i “bombardojë” zgjedhjet në ShBA me dezinformata në stilin rus

Kosova Times Kosova Times August 24, 2024
Vuçiq për takimin me QUINT: Më mirë të mos them asgjë
Parlamenti indonezian penalizon seksin jashtë martesës. Ndalimi do të zbatohet edhe për të huajt
Gratë ukrainase tejkalojnë frikën dhe paragjykimet për t’i mbajtur minierat hapur
Haradinaj përmend propozimet që do t’i ofrojë Osmanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?