By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive
December 14, 2025
Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut
December 14, 2025
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
December 14, 2025
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Republikanët bllokojnë përpjekjen për publikimin e rezultateve të hetimit ndaj ish-ligjvënësit Matt Gaetz
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Republikanët bllokojnë përpjekjen për publikimin e rezultateve të hetimit ndaj ish-ligjvënësit Matt Gaetz
Rajon / Botë

Republikanët bllokojnë përpjekjen për publikimin e rezultateve të hetimit ndaj ish-ligjvënësit Matt Gaetz

Kosova Times
Last updated: 2024/12/06 at 7:22 AM
Kosova Times Published December 6, 2024
Share
SHARE

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara bllokoi të enjten një përpjekje për të përshpejtuar publikimin e një hetimi etik ndaj ish-ligjvënësit Matt Gaetz, i cili u tërhoq nga gara për t’u bërë prokuror i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara në administratën e ardhshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Hetimi u përqendrua në akuzat kundër zotit Gaetz për marrëdhënie seksuale me një vajzë adoleshente dhe përdorimin e drogës. Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane me 206 vota kundër dhe 98 pro hodhi poshtë nismën e paraqitur nga një ligjvënës demokrat.

Gaetz, 42 vjeç, dha dorëheqjen nga Kongresi në nëntor disa orë pasi zoti Trump e emëroi atë si kandidat për postin e prokurorit të përgjithshëm. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat për shkelje.

Komisioni i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve u takua më herët të mërkurën dhe nuk mori asnjë vendim për gjetjet e hetimit të tij ndaj zotit Gaetz. Dorëheqja e tij nga Kongresi ngriti pikëpyetje mbi nevojën e publikimit të gjetjeve nga Komisioni i Etikës, duke qenë se ai teknikisht nuk ka më juridiksion mbi të.

Ligjvënësi demokrat Sean Casten, i cili propozoi nismën që kërkon votim nga Dhoma e Përfaqësuesve për publikimin e gjetjeve të Komisionit të Etikës, përmendi të paktën katër shembuj që nga viti 1987 të Komisionit të Etikës, që vazhdoi punën e tij dhe publikoi gjetjet hetimore pasi një ligjvënësi ksihte dhënë dorëheqjen nga Kongresi.

Komisioni, i përbërë nga pesë republikanë dhe pesë demokratë, u bllokua në linja partiake muajin e kaluar në votimin për publikimin e rezultateve të hetimit.

Në atë kohë, republikani kryesor i saj, Përfaqësuesi Michael Guest, u tha gazetarëve se kishte “rezerva” për publikimin e raportit sepse ai nuk ishte ende i plotë. Udhëheqësja e demokratëve në këtë komision, ligjvënësja Susan Wild, tha se nuk kishte unanimitet brenda Komisionit të Etikës mbi hapat e ardhshëm për hetimin.

You Might Also Like

Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive

Ukraina pret përgjigjen e SHBA-së për propozimin e fundit të paqes të Kievit, ndërsa Zelensky fillon takimet diplomatike në Berlin

Të shtëna në plazhin e famshëm të Sidneit. Ka të vdekur

Danas: Kush janë njerëzit pro-rusë në krye të qeverisë serbe?

Miliarda ruse në BE: Brukseli ndryshon rregullat e lojës, Moska padit

TAGGED: #Matt Gaetz, #Republikanët
Kosova Times December 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Superliga rikthehet këtë fundjavë me disa superpërballje

Kosova Times Kosova Times April 12, 2024
BQK mban punëtorinë me sektorin financiar në kuadër të nismës për gratë
Pse ka rëndësi nënshkrimi i zbatimit të propozimit evropian?
Qeveria bavareze në shënjestër të kritikave për islamofobi
Ekzekutoi bashkëshorten në prani të vajzave të mitura, Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?