By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mehaj: Në Republikën e Kosovës nuk do të lejohet më veprimi i grupeve kriminale serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mehaj: Në Republikën e Kosovës nuk do të lejohet më veprimi i grupeve kriminale serbe
Lajme

Mehaj: Në Republikën e Kosovës nuk do të lejohet më veprimi i grupeve kriminale serbe

Kosova Times
Last updated: 2022/12/11 at 4:59 PM
Kosova Times Published December 11, 2022
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se në Republikën e Kosovës nuk do të lejohet më veprimi i grupeve kriminale që udhëhiqen nga Beogradi.

Mehaj potencoi se tendencat serbe të Rusisë së Ballkanit nuk kanë vend në shtetin e Kosovës.

I pari i Mbrojtjes theksoi se Kosova ka gra e burra e pjesëtarë të Policisë e të Ushtrisë, që i dalin për zot në çdo kohë, që e duan atdheun e mbrojnë qytetarët e vet.

“I vetmi zhvillim i Serbisë këto 23 vite është përditësimi i politikës së Milosheviqit me metodat ruse të luftës hibride! Deklaratat e Vuçiq dhe Bërnabiq, me tentim destabilizimin e veriut të Republikës së Kosovës janë plotësisht të papranueshme”, ka shkruar Mehaj.

“Periudhës së shantazheve, kërcënimit, i ka ardhur fundi. Qeveria e Republikës së Kosovës, të gjitha autoritetet dhe institucionet e sigurisë, do të zbatojnë dhe marrim veprime në përputhje me ligjshmërinë, kushtetueshmërinë dhe obligimin që e kemi ndaj qytetarëve tanë pa dallim etnie”.

“Në Republikën e Kosovës nuk do të lejohet më veprimi i grupeve kriminale serbe që udhëhiqen nga Beogradi, e asnjë formë e ilegalitetit që pengon integrimin e komunitetit serb në veri të vendit, dhe që ka për qëllim sabotimin e institucioneve”, shtoi Mehaj.

“Dorëheqjet e pjesëtarëve të komunitetit serb nga Policia e Republikës së Kosovës si dhe deklaratat e autoriteteve serbe për dërgimin e trupave ushtarake brenda territorit të Republikës së Kosovës, flasin shumë për një mendësi që vazhdon të funksionoj bazuar në politikën Millosheviane e edhe ruse, që don kaosin e edhe luftën, por që është fantazi e një mendjeje të sëmurë, e parealizueshme në realitetin e çdo shteti që është ndërtuar mbi bazën e vlerave demokratike evropiane dhe vullnetin e popullit”.

“Tendencat serbe të Rusisë së Ballkanit nuk kanë vend në shtetin tonë. Nuk do të ndodhin ngase nuk do të lejohen asnjëherë”.

“Shteti i Republikës së Kosovës në gjithë gjatësinë e vet territoriale ka burra e gra, pjesëtarë të Policisë e të Ushtrisë, që i dalin për zot në çdo kohë, që e duan atdheun e mbrojnë qytetarët e vet”.

“Mendësia destabilizuese ruse nuk ka vend në Ballkanin evropian proamerikan që në lëkurën e vet ka përjetuar mjaftueshëm trazira sa për t’i njohur dhe mos t’i lejuar më”.

“Në koordinim me aleatët tanë jemi për paqe dhe dialog, aq sa jemi të vendosur për mbrojtje dhe siguri”.

“Republika e Kosovës synon të ardhme demokratike dhe prosperuese si pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, çdo përshkrim tjetër nuk përkon me realitetin tonë si shtet”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë

Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`

Vetëvendosje e përmbylli fushatën elektorale në Prishtinë

Lladrovci thotë se në Drenas do të vazhdojnë edhe katër vjet

Kurti nga Podujeva: Do ta bëjmë qendër punësimi e ekonomie

Kosova Times December 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Olaf Scholz viziton Kievin për herë të parë në më shumë se dy vjet, premton pajisje mbrojtëse në vlerë prej 650 milionë euro

Kosova Times Kosova Times December 2, 2024
Knaus: Franca e Gjermania pengesë për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Vdes këmbësorja që u godit nga vetura në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
Protesta e madhe në Valencia për shkak të përmbytjeve: “Vrasës, vrasës”
Një vend evropian ku mund të flini ose të kamponi kudo në natyrë, por me një kusht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?