By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si i përgjigjet inteligjenca artificiale fqinjeve per vendpushimet më të mira në rajon
August 3, 2025
Këshilltari i Trump akuzon Indinë për financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës
August 3, 2025
Gjykata Speciale jashtë mbikëqyrjes institucionale të Kosovës (Video)
August 3, 2025
Kurti: Për 100 familje në Skenderaj dimri më i ngrohtë e më i lirë
August 3, 2025
Durmishi: Njëra urë mbi lumin Ibër gati, mbetet vetëm asfaltimi
August 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Anketimi: shumica e amerikanëve dëshirojnë rolin drejtues të Shteteve të Bashkuara në skenën globale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Anketimi: shumica e amerikanëve dëshirojnë rolin drejtues të Shteteve të Bashkuara në skenën globale
Rajon / Botë

Anketimi: shumica e amerikanëve dëshirojnë rolin drejtues të Shteteve të Bashkuara në skenën globale

Kosova Times
Last updated: 2024/12/07 at 10:30 AM
Kosova Times Published December 7, 2024
Share
SHARE

Shumica e amerikanëve dëshirojnë që Shtetet e Bashkuara të udhëheqin në skenën globale me një ushtri të fortë. Një shumicë dërrmuese e tyre dëshirojnë që të rriten shpenzimet për mbrojtjen kombëtare, sipas Anketës më të fundit “Reagan” për Mbrojtjen Kombëtare.

Pavarësisht se amerikanët zgjodhën një president i cili kandidoi me një agjendë “Amerika e Para”, që fokusohej në çështjet e brendshme, duke filluar nga ekonomia amerikane dhe deri tek sigurimi i kufirit jugor të vendit, 57% e të anketuarve thanë këtë vit se dëshironin t’i shihnin Shtetet e Bashkuara më të angazhuara dhe me rol më të madh drejtues për zhvillimet ndërkombëtare, krahasuar me vetëm 42% një vit më parë.

Gati 80% e amerikanëve të anketuar mbështesin rritjen e shpenzimeve qeveritare për ushtrinë amerikane, një rritje e lehtë nga viti i kaluar. Rritja e shpenzimeve ushtarake u rendit mbi disa nga prioritetet e tjera të politikës së jashtme amerikane, si promovimi i lirisë jashtë vendit (61%) dhe dhënia e ndihmave për vendet e tjera (43%).

“Anketat e Mbrojtjes Kombëtare ‘Regan’ tregojnë edhe një herë se amerikanët nuk janë pacifistë dhe ne nuk jemi izolacionistë. Ne duam një qeveri federale që u shërben interesave amerikane dhe mbron vendin tonë”, i tha Zërit të Amerikës të premten Bradley Bowman, anëtar i bordit këshillimor për anketimin dhe drejtues në Qendrën për Fuqinë Ushtarake dhe Politike, në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.

Instituti Ronald Reagan ka bërë anketime të opinionit publik amerikan mbi sigurinë kombëtare gjatë gjashtë viteve të fundit dhe anketimi i fundit, i publikuar të enjten, përfshiu një masë dypartiake prej rreth 2,500 amerikanësh, të cilët u anketuan dy ditë pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Shumica e të anketuarve thanë se mbështesin vazhdimësinë e mbështetjes amerikane të sigurisë për Ukrainën dhe lejimin e Ukrainës që të përdorë armatimet amerikane për të goditur brenda Rusisë. Gati 60% e të anketuarve besojnë se konflikti Rusi-Ukrainë do të përfundojë me negociatat e Ukrainës për paqen, edhe nëse kjo do të thotë heqjen dorë nga një pjesë e territorit të saj sovran.

Mbështetja për Ukrainën ndryshonte gjerësisht nga radhët e votuesve për kandidaten demokrate, Nënpresidenten Kamala Harris, krahasuar me votuesit për kandidatin republikan, Presidentin e zgjedhur Donald Trump, me 74% të votuesve të zonjës Harris në mbështetje të dërgimit të ndihmës, krahasuar me vetëm 42% të votuesve të zotit Trump.

Një shumicë dërrmuese prej 80% e shikon Rusinë si kundërshtare.

Për Izraelin, 54% e të anketuarve mbështetën vazhdimin e ndihmës së Shteteve të Bashkuara, por amerikanët rezultuan të ndarë, 45% me 45%, nëse Izraeli ka të drejtën të vazhdojë operacionet ushtarake, apo nëse aksioni ushtarak i Izraelit në Gazë ka zgjatur mjaftueshëm dhe duhet të kalohet në një armëpushim.

Vetëm rreth gjysma e të anketuarve mendojnë se Shtetet e Bashkuara do të mbizotërojnë në një konflikt me Kinën, me pothuajse të njëjtin numër që mendon se Kina është kërcënimi më i madh për Shtetet e Bashkuara.

Nëse Kina pushton Tajvanin, gati tre të katërtat e të anketuarve thanë se Shtetet e Bashkuara duhet ta njohin zyrtarisht Tajvanin si një vend të pavarur. Dy të tretat bien dakord që Shtetet e Bashkuara duhet të përgjigjen me sanksione ekonomike ndaj Kinës dhe mbi gjysma (56% e të anketuarve) mbështesin dërgimin e më shumë pajisjeve ushtarake në Tajvan, si dhe dërgimin në këtë rajon të më shumë njësive ushtarake, si aeroplanmbajtëset.

Shumica e amerikanëve të anketuar besojnë se ushtria amerikane duhet të jetë e madhe mjaftueshëm për të fituar dy luftëra që mund të zhvillohen në të njëjtën kohë.

You Might Also Like

Këshilltari i Trump akuzon Indinë për financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës

Estonia fillon vendosjen e barrierave në urën kufitare me Rusinë

Sidnei në kembe në mbështetje të Gazës:”Ne do të mbijetojmë, ata jo”

Vuçiç nxitoi të diskutonte situatën në BHme Macronin,mori një përgjigje për sundimi të ligjit

Gjashtë persona të tjerë vdesin nga uria në Gaza, gjithsej 175

TAGGED: #Rol drejtues, #ShBA, #Skena globale
Kosova Times December 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Spitalet në Gaza paralajmërojnë se mijëra pacientë mund të vdesin në mungesë furnizimesh

Kosova Times Kosova Times October 15, 2023
OBSh paralajmëron dimër “brutal” në Ukrainë
Muriqi e Hazrollaj optimist për sukses me trajnerin e ri
Hargreaves: Me Kurtin diskutuam për veprimet e fundit të qeverisë në veri
Shoqatat boshnjake paralajmërojnë organizatat ndërkombëtare: “Merrni seriozisht kërcënimet e Vuçiqit, dislokoni urgjentisht forcat e NATO-s në kufirin e BiH dhe Serbisë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?