By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Pesë të arrestuar për eksporte të paligjshme drejt kompanive ushtarake ruse
February 2, 2026
Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit
February 2, 2026
Misioni i FMN-së do të vizitojë Kosovën për konsultimet vjetore
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj kërkon protokoll të ri me NATO-n: Kurti bëri mirë që ishte në darkën joformale në Bruksel, Vuçiq duhej turpëruar aty
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Haradinaj kërkon protokoll të ri me NATO-n: Kurti bëri mirë që ishte në darkën joformale në Bruksel, Vuçiq duhej turpëruar aty
Rajon / Botë

Haradinaj kërkon protokoll të ri me NATO-n: Kurti bëri mirë që ishte në darkën joformale në Bruksel, Vuçiq duhej turpëruar aty

Kosova Times
Last updated: 2024/12/07 at 12:06 PM
Kosova Times Published December 7, 2024
Share
SHARE

Kosova duhet të nënshkruajë një protokoll të ri bashkëpunimi me NATO-n për të shtrirë sovranitetin e plotë në veri, thotë ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj. Sipas saj, vetëm në këtë formë bëhet zhvlerësimi i plotë i letrës në të cilën Kosova zotohej se nuk do ta dërgojë FSK-në në veri pa pëlqimin paraprak të KFOR-it.

Në vitin 2013, kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, në një letër-këmbim me NATO-n, siguroi se FSK-ja nuk do të dislokohet në veriun e banuar me shumicë serbe, pa dakordim me misionin e NATO-s në Kosovë.

Ish-kryediplomatja, Meliza Haradinaj thotë se prezenca e FSK-së në veri është bërë e domosdoshme pas sulmeve terroriste atje.

Një vit pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, Kosova u përball edhe me një shpërthim të madh në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit për të cilin autoritetet thanë se ishte kriminal e i orkestruar nga bandat kriminale të mbështetura nga Beogradit.

Haradinaj thotë se përmes protokollit të ri të bashkëpunimit me NATO-n, FSK-ja do të mund të shkonte në veri fillimisht për menaxhimin e urgjencave dhe pastaj përmes rolit ushtarak.

Megjithatë, ajo nënvizon se juridikisht, me miratimin e Ligjit për FSK-në në vitin 2018, letër-këmbimi është bërë ‘nullë’ pasi në ligj theksohet se FSK-ja ka mandat në të gjithë territorin e Kosovës.

Haradinaj: Kosova duhet të nënshkruajë një protokoll të ri bashkëpunimi me NATO-n

“Pas sulmit në Banjska dhe tash në Ibër-Lepenc, Kosova do të duhej vazhdimisht dhe fuqimisht në mënyrë të koordinuar, bashkë me aleatët që të arrijë një protokoll bashkëpunimi që të përmbyllë sovranitetin e saj të sigurisë në veri, ashtu siç e parasheh edhe Ligji për FSK-në. Kjo do të mund të realizohet jo domosdo me një rol ushtarak të FSK-së në veri, por të fillohet me menaxhimin urgjencave dhe më pastaj me protokollet të tjera ushtarake”, thotë ajo.

Pavarësisht kësaj, ish-ministrja Haradinaj thotë se është shqetësuese nëse institucionet e Kosovës kanë bërë kërkesë zyrtare ndaj KFOR-it për lejimin e FSK-së në veri, pas sulmit terrorist në kanalet e Ibër-Lepencit ku u dëmtua infrastruktura kritike e Kosovës.

Sipas saj, ky do të ishte një gabim i madh dhe mohim i Ligjit për FSK-në.

Ditë më parë është raportuar se institucionet e Kosovës kanë kërkuar nga KFOR-i autorizim për dërgimin e FSK-së në veri, pas sulmit terrorist në Ibër-Lepenc, mirëpo që komandanti i KFOR-it nuk e ka dhënë një pëlqim të tillë bazuar në vlerësimet e tij të sigurisë.

 

You Might Also Like

Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll

SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?

Pesë të arrestuar për eksporte të paligjshme drejt kompanive ushtarake ruse

Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-serb dhe pro-rus

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kosova Times December 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

QKUK: Mbi 193 mijë shërbime radiologjike gjatë vitit 2024

Kosova Times Kosova Times February 18, 2025
Bylykbashi: Turp për hartuesit e Listës së 20% të gazetës “Rilindja”
Pranga gruas pasi rrahu bashkeshortin
Gecaj: Veprimet e Kosovës në veri të ligjshme, por duhej të kishte plan
Selanik: Vdes gruaja 38-vjeçare nga shperthimi i fuqishem ne tentim te grabitjes se bankomatit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?