Kërkesa e mbrojtjes së Bashkim Smakajt për lirim nga paraburgimi është refuzuar nga Gjykata Speciale.

 

Mbrojtja ka të drejtë të paraqes ankesë brenda 10 ditëve për këtë vendim.

Aavokati Bas Martenes i cili përfaqëson Bashkim Smakajn kërkoi lirimin me kusht të klientit të tij duke ofruar 5 mijë euro dorëzani.

Avokati theksoi se klienti i tij është i gatshëm të dorëzojë pasaportën e tij dhe të raportoj tek EULEX-i e po ashtu të respektojë të gjitha kushtet që mund të dalin nga vendimi i gjyqtares.

“Klienti im është i gatshëm që të ofroj një vlerë prej 5 mijë euro si garanci, të dorëzojë pasaportën e tij në Kosovë, t’i raportoj EULEX-it sipas rregullave që keni ju dhe t’i respektoj të gjitha kushtet e tjera që do t’i caktonte gjykata nëse do të merrej parasysh kjo kërkesë. Pra, kërkojmë lirimin me kusht nga ana e mbrojtjes”, tha ai.

Në fund te seancës gjyqtarja Majorie Maselot tha se Smakaj mbetet në paraburgim.

Me 17 dhjetor do të jetë seanca e radhës mbi akuzat e ngritura ndaj Smakajt.

(11:23) Smakaj nuk deklarohet për akuzat ndaj tij, mbrojtja kërkon lirimin me kusht

Ish drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj nuk është deklaruar lidhur me aktakuzën e Speciales ndaj tij, duke u shprehur se do që të shfrytëzojë afatin ligjor për deklarim, pasi që pret të marrë edhe materiale shtesë për rastin kundër tij.

“Shfrytëzoj periudhën prej 30 ditëve që të deklarohem, pres të marrë materialet e tjera shtesë”, tha ai.

Seanca ndaj Smakajt u nisi sot në Hagë pak minuta pasi përfundoi seanca ndaj Hashim Thaçit.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 17 dhjetor.

Ndëkrohë mbrojtja kundërshtoi ligjshmërinë e paraburgimit të Smakajt dhe kërkoi lirimin e tij me kusht. Por kjo gjë u kundërshtua nga Prokurori Special, i cili tha se Smakaj paraqet rrezik për arratisje.

Smakaj akuzohet për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, dhe për mosbindje ndaj gjykatës.