By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hysen Gecaj i drejtohet Ramush Haradinajt: Reflektoni, mos e dëmtoni trashëgiminë tuaj për kalkulime politike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hysen Gecaj i drejtohet Ramush Haradinajt: Reflektoni, mos e dëmtoni trashëgiminë tuaj për kalkulime politike
Lajme

Hysen Gecaj i drejtohet Ramush Haradinajt: Reflektoni, mos e dëmtoni trashëgiminë tuaj për kalkulime politike

Kosova Times
Last updated: 2024/12/08 at 10:05 PM
Kosova Times Published December 8, 2024
Share
SHARE

Në një letër të hapur drejtuar ish-kryeministrit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Hysen Gecaj, një qytetar i angazhuar në mbrojtje të interesave kombëtare, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vendimin e Haradinajt për bashkëpunim me Demokracinë Konservatore.

Gecaj thekson se ky vendim bie ndesh me qëndrimet e mëparshme të Haradinajt, i cili dikur ka kritikuar ashpër grupet dhe lëvizjet që tani po mbështet. Në letrën e tij, ai përmend frazën “flliqana” që Haradinaj ka përdorur për të përshkruar këto figura dhe lëvizje, duke pyetur: “Si ndodhi që tani u bëtë aleat me Demokracinë Konservatore?”

Letra gjithashtu kritikon pjesëmarrjen e Haradinajt në promovimin e librit “Kauza për Familje,” të cilin Gecaj e cilëson si një ironi për një popull që gjithmonë ka pasur vlera të forta familjare.

“Ne nuk bëmë luftë fetare. Ne luftuam për liri, për një shtet ku të gjithë kanë të drejtën e besimit të tyre, por ku kombi dhe shteti nuk mund të përdoren si instrumente për interesa të huaja,” shkruan Gecaj, duke aluduar në rreziqet që vijnë nga agjendat e dyshimta që fshihen pas disa grupimeve fetare.

Ai e sfidon Haradinajn për konsistencën e parimeve të tij dhe i kërkon të reflektojë mbi pasojat që këto veprime mund të kenë për shtetin dhe për trashëgiminë e tij politike.

“Ndoshta veprime të tilla mund t’ju sjellin disa vota, por ju rrezikoni të humbisni respektin e atyre që e vendosin kombin mbi gjithçka,” përfundon Gecaj, duke apeluar për një rikthim tek vlerat dhe parimet që kanë udhëhequr Haradinajn si një luftëtar dhe lider.

Letra është një thirrje publike për reflektim duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së karakterit laik të shtetit të Kosovës dhe ruajtjen e integritetit kombëtar. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

TAGGED: #Hysen Gecaj, #Ramush Haradinaj
Kosova Times December 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mediat gjermane mbi arrestimet e qytetarëve dhe frikën e Vuçiçit nga zgjedhjet: “Sikur në prag të luftës civile”

Kosova Times Kosova Times June 30, 2025
Dodik akuzohet gjithashtu për pastrim parash dhe do të merret në pyetje më 2 prill për vilën në Dedinje.
“Jetoj nga dita në ditë, varfëria më është futur në palcë”
Shpërthimet jehojnë në Rusi, rrëzimi i dronit pranë aeroportit në Soçi, fluturimet e anuluara, pamjet me dron në qiellin rus…
ShBA thotë se është gatshme të ndërmarrë “veprime specifike” kundër Kinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?