By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trump përsërit paralajmërimet për tarifa të reja dhe dëbim masiv të emigrantëve të paligjshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Trump përsërit paralajmërimet për tarifa të reja dhe dëbim masiv të emigrantëve të paligjshëm
Rajon / Botë

Trump përsërit paralajmërimet për tarifa të reja dhe dëbim masiv të emigrantëve të paligjshëm

Kosova Times
Last updated: 2024/12/08 at 10:45 PM
Kosova Times Published December 8, 2024
Share
SHARE

Donald Trump tha se nuk mund të garantojë që tarifat e premtuara të tij ndaj partnerëve tregtarë të Shteteve të Bashkuara nuk do të rrisin çmimet për konsumatorët amerikanë. Ai sugjeroi sërish se disa rivalë politikë dhe zyrtarë federalë që e kanë hetuar atë duhet të burgosen.

Presidenti i zgjedhur, në një intervistë për emisionin “Meet the Press” të kanalit NBC, që u transmetua të dielën, foli edhe për politikat monetare, emigracionin, abortin, kujdesin shëndetësor dhe përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, Izrael dhe gjetkë.

Tarifat

Zoti Trump ka kërcënuar vendosjen e tarifave tregtare në shkallë të gjerë, por tha se nuk besonte se parashikimet e ekonomistëve se kostot e shtuara për ato mallra të importuara do të shkaktonin rritjen e çmimeve për konsumatorët amerikanë. Por ai nuk dha garanci për këtë.

“Nuk mund të garantoj asgjë. Nuk mund t’ju garantoj se çfarë mund të sjellë dita e nesërme”, tha zoti Trump, duke dhënë shenja se ai është i hapur ta pranojë realitetin se tarifat mund të shkaktojnë rritje të çmimeve të produkteve në tregun e shitjeve me pakicë.

Kjo është një qasje e ndryshme nga fjalimet tipike të zotit Trump gjatë fushatës zgjedhore të këtij viti, kur ai fliste me siguri të lartë se do të ishte në gjendje të frenonte rritjen e inflacionit nëse zgjidhej president.

Në intervistën për kanalin NBC, zoti Trump mbrojti tarifat në përgjithësi, duke thënë se tarifat “do të na bëjnë të pasur”.

Ai u zotua se në ditën e tij të parë në detyrë në janar, do të vendosë tarifa me nivel 25% për të gjitha mallrat e importuara nga Meksika dhe Kanadaja, nëse ato vende nuk frenojnë emigracionin e paligjshëm dhe hyrjen e drogave të paligjshme, si fentanili, në Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu ka kërcënuar me tarifa Kinën, nëse Pekini nuk përmbushë angazhimet e tij për të goditur rrjetet e paligjshme të prodhimit të fentanilit.

“Unë dua të krijojë një fushë të barabartë konkurrimi, të shpejtë, por të ndershme”, tha Trump.

Veprime hakmarrëse ndaj rivalëve politikë

Ai ofroi deklarata kontradiktore mbi mënyrën se si do t’i qaset sistemit të drejtësisë pas fillimit të mandatit, pavarësisht se u shpall fajtor për 34 krime nga një gjykatë e shtetit të Nju Jorkut, u përball me akuza për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete pas përfundimit të mandatit të tij në 2021 dhe përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zjgedhjeve të vitit 2020, të cilat i fitoi demokrati Joe Biden.

“Sinqerisht, ata duhet të shkojnë në burg”, tha zoti Trump për anëtarët e Kongresit që hetuan trazirat e Kapitolit nga mbështetësit e tij që dëshironin që ai të mbetej në pushtet.

Presidenti i zgjedhur theksoi pretendimin e tij se ai mund të përdorë sistemin e drejtësisë kundër të tjerëve, duke përfshirë prokurorin special Jack Smith, i cili udhëhoqi hetimin për rolin e zotit Trump në trazirat e 6 janarit 2021. Zoti Trump konfirmoi planin e tij për të falur mbështetësit që u dënuan për rolin e tyre në sulmin ndaj Kapitolit, duke thënë se ai do ta bënte këtë që në ditën e tij të parë në detyrë.

Veprime të shpejta për emigracionin

Donald Trump përmendi përmbushjen e premtimetve të tij për të mbyllur kufirin SHBA-Meksikë dhe për të debuar miliona njerëz që ndodhen ilegalisht në Shtetet e Bashkuara përmes një programi të dëbimeve masive.

“Unë mendoj se kjo duhet bërë”, tha ai.

Ai sugjeroi se do të përpiqej të përdorte urdhëra ekzekutivë për t’i dhënë fund shtetësisë automatike për ata që lindin në territorin e Shteteve të Bashkuara, megjithëse ky ligj është i mborjtur me Kushtetutë.

I pyetur në mënyrë specifike për të ardhmen e njerëzve që u sollën ilegalisht në vend si fëmijë dhe që janë mbrojtur nga dëbimi në vitet e fundit, zoti Trump tha: “Unë dua të gjejë një zgjidhje për ata”, duke sinjalizuar se ai mund ta bëjë këtë në bashkëpunim me Kongresin.

You Might Also Like

VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

TAGGED: #Dëbime masive, #Donald Trump, #Emigrantët e paligjshëm, #Tarifat
Kosova Times December 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shkupi me rezerva vetëm për dy javë ngrohje

Kosova Times Kosova Times October 15, 2022
LDK-ja kërkon nga Qeveria qartësi dhe plan konkret për gjendjen në veri
PSD: Trendafilova është instrument propagande, vizita e saj e padëshirueshme
Kina publikon dokumentar për aftësinë e ushtrisë për të sulmuar Tajvanin
Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?