By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
U mbajt dialogu mes Kosovës, Zvicrës e Lihtershtejnit në fushën e migrimit
June 12, 2025
Osmani: Sot u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit me Tokion
June 12, 2025
Ballkani Perëndimor dhe BE riafirmojnë bashkëpunimin doganor
June 12, 2025
Goditi me shuplakë nxënësin, arrestohet mësuesja në veri
June 12, 2025
Ibrahimoviq: Mbështetja për Kosovën në KeE nuk rrezikon koalicionin
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deputetët e Kuvendit të Kosovës kërkojnë heqjen e masave nga BE-ja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deputetët e Kuvendit të Kosovës kërkojnë heqjen e masave nga BE-ja
Lajme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kërkojnë heqjen e masave nga BE-ja

Kosova Times
Last updated: 2024/12/10 at 1:03 PM
Kosova Times Published December 10, 2024
Share
SHARE

Më 9 dhjetor 2024 janë zhvilluar punimet e takimit të 12-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, në selinë e Parlamentit Evropian në Bruksel.

Ky takim është bashkëkryesuar nga deputetja Mimoza Kusari-Lila nga Kuvendi i Kosovës dhe Davor Ivo Stier nga Parlamenti Evropian. Nga Kuvendi i Kosovës kan marrë pjesë edhe anëtarët e këtij delegacioni, deputetët Armend Muja, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Jeta Statovci, Avdullah Hoti, Ariana Musliu-Shoshi, Pal Lekaj dhe Enis Kervan. Ndërsa, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komisionit i është adresuar edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Në fjalën e saj hyrëse, kryesuesja Kusari-Lila, ka theksuar se është hera e parë në historinë parlamentare të Kosovës që delegacioni i këtij Komisioni ka përmbyllur me sukses me mandat të plotë të legjislaturës gjashtë takime, gjë e cila tregon stabilitetin politik dhe maturinë institucionale që Kosova ka arritur.

Në vijim të fjalimit të saj, ajo ka potencuar domosdoshmërinë e tërheqjes së menjëhershme të masave ndaj Kosovës nga BE, përgjigjen në aplikimin e Kosovës për shtet kandidat në BE si dhe anëtarësimin e Kosovës në BE.

Gjithashtu, ajo ka nënvizuar se mosvendosja e masave ndaj Serbisë ka inkurajuar këtë shtet agresor që pas sulmit të Banjskës, të organizojë sulmin e dytë terrorist në infrastrukturën kritike të Kosovës, atë më 29 nëntor 2024.Prandaj, e njëjta ka kërkuar veprime të drejtpërdrejta ndaj shtetit agresor sapo të finalizohen hetimet e sulmit të fundit. Gjithashtu, kryesuesja ka përmendur suksesin e arritur vitin e fundit në rend dhe ligj, demokraci dhe reformat strukturore për integrim në Bashkimin Evropian.

Në vazhdim, qëndrimin e Qeverisë së Kosovës e ka përfaqësuar ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, pasuar nga fjalimet e shefes së Njësisë së DG NEAR në Komisionin Evropian, Barbara Jesus-Gimeno dhe shefes së Njësisë për Europe 2 në Shërbimin Evropian i Veprimit të Jashtëm, Zuzana Michalcova.

Në pjesën e dytë të këtij takimi është diskutuar për progresin e Kosovës në reformat e integrimit në BE si dhe bashkëpunimin rajonal. Për këtë temë, Komisionit iu adresuan deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, deputetja Ariana Musliu-Shoshi dhe eurodeputeti Davor Ivo Stier.

Tutje, tema e radhës ishte sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe pozita e komuniteteve jo-shumicë, për të cilat fjalën e patën deputeti Enis Kervan dhe eurodeputeti Gordan Bosanac. Në këto diskutime kontribuoi edhe deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

Pjesa e tretë dhe e katërt e këtij takimi si fokus ka pasur temën e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe temën zhvilimin ekonomik, tranzicionin e energjisë. Deputetët Armend Muja, Avdullah Hoti, Mimoza Kusari-Lila dhe Pal Lekaj i janë drejtuar Komisionit dhe kanë shprehur qëndrimet e tyre në lidhje me këtë çështje.

You Might Also Like

U mbajt dialogu mes Kosovës, Zvicrës e Lihtershtejnit në fushën e migrimit

Osmani: Sot u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit me Tokion

Ballkani Perëndimor dhe BE riafirmojnë bashkëpunimin doganor

Goditi me shuplakë nxënësin, arrestohet mësuesja në veri

Drejtori i Policisë së Kosovës pret në takim ambasadorin e Francës

Kosova Times December 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

ATK anulon disa vërtetime tatimore

Kosova Times Kosova Times March 27, 2023
Uragani Otis: Një police në Meksikë i jep gji një foshnje të paushqyer për më shumë se dy ditë pas stuhisë shkatërruese
Xi Jinping planifikon të vizitojë Rusinë javën e ardhshme
Turr e vrap drejt grazhdit politik!
Haradinaj falënderon nënshkruesit e letrës dërguar ShBA-së dhe BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?