Gjatë këtij takimi, Maqedonci vlerësoi lart shërbimin dhe kontributin e nënkolonel Palkowitsch në realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Gjermanisë, mbështetjen për avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij të përkushtuar, ministri e nderoi nënkolonelin me një certifikatë falënderimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjithashtu, Maqedonci i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrë pasuesit të tij, nënkolonel Marc Abendroth, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Gjermaninë.