Qarqet perëndimore kanë filluar me masa kufizuese ndaj Vuciqit. BE nuk hap asnjë kapitull, nërsa Vuciq nuk u ftua në Paris, ku 14 ditë më herët kishte marrë mesazhin që të dërgojë dikë tjetër
Koment i Redaksisë
Në Serbi vazhdojnë protestat, mediat e regjimit në gjendjen e plotë luftarake, ndërsa në vijën e parë të frontit presidenti Aleksandër Vuciq. Urdhri i tij i parë do të jetë: Gjithë “armiqve” të vendit tu kontrollohen xhepat dhe operacioni do të jetë transparent.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq sa herë është i shqetësuar i kthehet “armiqve” të jashtëm. Ai pa kurrfarë arsye në një paraqitje përmes rrjetit social në profilin e tij, tha se “nuk është si Asadi” dhe nuk do të jetë. Nuk besohet se ai është i frikësuar aq nga protestat nëpër vendin e tij, sa fillimi i shtrëngimit nga ana e BE që nuk janë të gatshëm të hapin kapitullin e tretë, për të cilën kishte shpresuar shumë Vuciq. Një pjesë e vendeve e arsyetojnë me faktin se ai premton por nuk i zbaton marrëveshjet. Një goditje tjetër, ai e mori në Zvicër nga presidentja e cila në një takim të shkurtër ajo e pyeti pse nuk u kërkoi falje qytetarëve të Zvicrës për fishkëllimën e himnit të tyre kombëtar nga huliganët e tij në stadiumin në Leskovc, gjatë zhvillimit të ndeshjes në mes dy vendeve. Ndërsa një goditje të fuqishme morri nga ata tek të cilët më së shumti kishte shpresuar, nuk morri pjesë në ceremoninë e rëndësishme historike të hapjes së Notre Dame, në të cilën morën pjesë të gjithë liderët botërorë me rëndësi, për shkak të mbështetjes dhe bashkëpunimit të hapur me Rusinë.
Dhe të gjitha këto i përkthen si presion ndaj vendit të tij, duke harruar detyrat që ka marrë për rrugën në BE. “Kur jemi nën presion nga palë të ndryshme, kur ata sulmojnë një vend të lirë dhe sovran me të gjitha mjetet e mundshme hibride dhe përpiqen të shkatërrojnë Serbinë…”, shkruan ai. Në Serbi janë duke u zhvilluar mjaft protesta lidhur me shumë skandale deri në humbjet e njerëzve si pasojë e rënies së kulmit të stacionit hekurudhor në Novi Sad. Por ai i konsideron ato si organizata që marrin për ta “shembur” Serbinë. “Ata që mendojnë se do ta “shembin” Serbinë dua të them një gjë, se kurdo që mendohet të fshihet sa e urrejnë këtë vend, do të zbardhim të gjitha detajet sa para janë paguar , në ditë dhe javë që janë para tyre. Në detaje, sa para janë paguar për shkatërrimin e Serbisë në katër vitet e mëparshme. Sa paguhet që Serbia të mos jetë e lirë dhe e pavarur, të mos marrë vendimet e veta, të mos zgjedhë të ardhmen e saj, por të dëgjojë dhe t’i shërbejë dikujt tjetër. Dhe unë ju them të gjithë atyre që përpiqen ta shkatërrojnë Serbinë – ne nuk do t’i shërbejmë askujt. Edhe pse ju mendoni se unë jam Asadi, kështu që unë do të iki – nuk jam. A nuk korespodon kjo me idenw e Vulinit pwr nxjerrjen e Ligjit pwr agjentw tw huaj?
Tashmë në Serbi, partneri i tij , Aleksander Vulin ka iniciuar Ligjin “për agjentë të huaj” një model rus që i referohet organizatave jo qeveritare. Vuciq pas shumë reagimeve kishte thënë se ai, nuk qëndron papa kësaj nisme. Por nuk tregon si i kanë ndarë rolet si në shembullin e politikës së jashtme. Ditët e kaluara, nga presidenti Vuçiç mund të dëgjonim se janw në pragun e BE-së dhe se anëtarësimi i pret pas vetëm dy vjetësh, por zëvendëskryeministri dhe “ministri për BRICS” Vulin thotë se anëtarësimi na sjell shumë politikë. pasojat, me nënkuptimin se nuk i përkasim as sistemit të vlerave perëndimore në të cilin, siç shprehet ai, “nuk ka zot, familje, liri mendimi”. Vëzhgues të ndryshëm në Serbi thonë se në qeverinë e Serbisë, individëve si për shembull Vulin u jepet roli i përkrahësve fanatikë të bashkëpunimit me Rusinë dhe Kinën, ndërsa disa politikanë tjerë të Vuçiqit kanë për detyrë të betohen për integrimin në BE. Integrimi në BE kryesisht është llogaritur për efekt të jashtëm. Këso lloj perfomanca gjeopolitike po realizohen nga dyshja Vuciq-Vulin.
Vuçiq i drejtohet publikut perëndimor se e do BE dhe mbështetësit e tij, e dinë se ai po i mashtron, ndërsa Vulin e ftohë situatën me deklaratat e tij ,dhe e qetëson Moskën. Por, në thelb, ata punojnë së bashku dhe rreshtohen në të njëjtin drejtim, duke ruajtur pushtetin.
Si gjithnjë Vuciq i përmbahet maksimës “problemi i vogël zgjidhet me sukses duke bërë probleme më të mëdha”. Kështu ishte me rastin në Banjskë, kështu me Ibër Lepenc për të cilat thotë se vendi i tij, nuk ka gisht, mirëpo në të janë lënë gjurmët e emblemave politike të tij. Kjo mund të jetë një arsye më shumë që BE të heq kufizimet ndaj Kosovës e të mos e lë peng në kalkulimet e Serbisë në bashërendim me Moskën. Ndryshe lëvizjet taktike të Vuciqit në raport me vendet fqinjë vetëm sa do ti jap zjarr, duke rrezikuar edhe konflikte.