By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Propozohet mural për Vedat Muriqin në Prizren
October 27, 2025
“Shkretëtira e ndjeshmërisë”
October 27, 2025
Këshilli i Investitorëve bën thirrje për avancim të procesit të SEPA-s
October 27, 2025
10 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me BE, Gërxhaliu: Arritje për Kosovën
October 27, 2025
U nda nga jeta Petrit Hoti, presidentja Osmani shpreh ngushëllime
October 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gazetaret e REL-it shpërblehen me dy çmime vjetore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gazetaret e REL-it shpërblehen me dy çmime vjetore
Lajme

Gazetaret e REL-it shpërblehen me dy çmime vjetore

Kosova Times
Last updated: 2024/12/10 at 7:39 PM
Kosova Times Published December 10, 2024
Share
SHARE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shpërblyer me çmime dy gazetare të Shërbimit të Kosovës të Radios Evropa e Lirë (REL), gjatë ndarjes së Çmimeve Vjetore të Gazetarisë 2024, në Prishtinë, në mbrëmjen e 10 dhjetorit.

Gazetarja e REL-it në Prishtinë, Nadije Ahmeti, ka fituar Çmimin për Web Storien më të mirë të vitit, ndërsa kolegia e saj, Doruntina Baliu, ka fituar Çmimin për Raportimin mbi Ndryshimet Klimatike dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Ahmeti u shpërblye për shkrimin e saj, “Ma mori dritën e syve”, i publikuar më 28 maj dhe i shoqëruar me fotografitë e realizuara nga fotoreporteri dhe kameramani i REL-it, Arben Hoti.

Ahmeti ka sjellë rrëfimin e Milihate Coklit, vajza 20 vjeçe e së cilës, Erona, u vra më 12 prill në Ferizaj, teksa si i dyshuar kryesor për aktin u arrestua ish-bashkëshorti i saj, me të cilin viktima kishte një djalë një vjeç e dy muaj.

Baliu u vlerësua për videon e saj, Nga ara në plazhe: Ballkani i zhytur në krizën e mbeturinave, xhirimet dhe montazhin e së cilës i realizoi kameramani i REL-it, Ibrahim Berisha.

Aty, dhe në reportazhin Deponim dhe kundërmim: Kriza me mbeturina në shtetet e Ballkanit, të publikuar më 18 nëntor, ajo tregon se si mbeturinat janë kthyer në një problem të madh në Ballkanin Perëndimor me deponi të tejmbushura që ndotin tokën e ujërat, dhe si në Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi, menaxhimi i mbeturinave mbetet jashtë standardeve evropiane.

Në storien e Baliut për mbeturinat kontribuuan edhe gazetarët nga Podgorica të Shërbimit të Ballkanit të REL-it, Nikolla Borozan dhe Aleksandar Lumoviq.

AGK-ja i ka ndarë çmimet e sivjetme për gazetari në bashkëpunim me Misionin në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), UN Women dhe disa organizata të tjera.

You Might Also Like

U nda nga jeta Petrit Hoti, presidentja Osmani shpreh ngushëllime

KQZ për zgjedhjet e parakohshme: Do të përmbushim mandatin kushtetues

Refuzohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit për ndryshim të protokollit

Përkujtohet dëshmori Ali Paçarizi në 27 vjetorin e rënies

LDK-ja nderon Ukë Bytyçin në 23-vjetorin e vrasjes së tij

TAGGED: #AGK, #REL
Kosova Times December 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kapet bosi i mafise siciliane: Në arrati prej 30 vitesh, u gjet aty ku askush nuk e priste

Kosova Times Kosova Times January 16, 2023
Nis armëpushimi katërditor në luftën Izrael-Hamas
Vullnetarët ukrainas trajtojnë djegiet dhe vragat e luftës
Krasniqi:Statuti i Asociacionit të mos krijojë një nivel të ri të pushtetit
Radoniqi: Zgjedhjet përfunduan pa asnjë problem dhe incident
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?