By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!
June 9, 2025
Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia
June 9, 2025
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
June 9, 2025
Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma
June 9, 2025
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Perteshi: Strukturat e Serbisë për tri vite përgatitën sulmet në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Perteshi: Strukturat e Serbisë për tri vite përgatitën sulmet në veri
Lajme

Perteshi: Strukturat e Serbisë për tri vite përgatitën sulmet në veri

Kosova Times
Last updated: 2024/12/10 at 7:43 PM
Kosova Times Published December 10, 2024
Share
SHARE

“Katër muajt e ardhshëm mund të jenë kritik për situatën e sigurisë në veri”, këtë e tha në magazinën “Info Plus” në RTK, Skender Perteshi nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë “Prevent”.

Pikërisht ky institut gjatë ditës publikoi raportin: Siguria në veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Banjskë e në kanalin e Ibër- Lepencit.

“Në bazë të analizës, vlerësohet që katër muajt e ardhshëm mund të jenë kritik për situatën e sigurisë në veri. Arsyeja e parë është marrja e mandatit  nga presidenti Trump dhe deri të bëhet ky tranzicion i administratës amerikane mund të ketë një vakum të politikës së jashtme dhe fokusit të SHBA-ve ndaj Kosovës dhe rajonit në përgjithësi, e ky momentum mund të përdoret nga strukturat kriminale e terroriste me mbështetje të Beogradit zyrtar për të ndërmarrë edhe një sulm tjetër terrorist ndaj institucioneve të shtetit, aseteve strategjike apo ndaj edhe ndaj popullatës civile. Nën dy, zgjedhjet parlamentare në Kosovë mund ta zhvendosin fokusin e liderëve politik nga fushata e më pak të kenë fokus nga situata në veri. Kjo mund të shfrytëzohet po ashtu nga struktura të krimit të organizuar për të krijuar një pasiguri në vend dhe do të tentojnë të ndryshojnë gjendjen faktike që ka ndodhur në tri vitet e fundit ku ka prezencë më të madhe, siguri më të madhe e më pak krim të organizuar e struktura kriminale në veri të Kosovës”, tha ai.

Tutje Perteshi tha se raporti i publikuar nga instituti e analizon dhe e vlerëson  situatën e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veriun e Kosovës, prezencën dhe rrezikshmërinë që paraqesin organizatat ekstremistët që kanë vepruar për më shumë  se dy dekada në veriun e vendit.

“Raporti vlerëson përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend e ligj, duke u përballur me strukturat e krimit të organizuar, ekstremiste që kanë vepruar për një kohë të gjatë në veri. Po ashtu, raporti vlerëson edhe rreziqet e kërcënimet që po i kanosen vendit të cilat mund të jenë burim i jo stabilitetit dhe pasigurisë jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në rajon në përgjithësi”, shtoi Perteshi.

Ai ka treguar se mbi cfarë të gjeturash e hulumtimesh është bazuar raporti i publikuar nga ta pas sulmeve terroriste në Banjskë e në kanalin e Ibër- Lepencit.

“Janë analizuar dokumente të ndryshme zyrtare, jo zyrtare, intervista me njerëz të fushës. Të gjitha këto raporte i kemi analizuar dhe ka të dhëna të mjaftueshme që strukturat e krimit të organizuar e ekstremiste me mbështetje zyrtare direkte prej Beogradit dhe strukturave të sigurisë së Serbisë për më shumë se 3 vite kanë planifikuar këto sulme në Kosovë. Qëllimi i sulmit në Banjskë ka qenë pushtimi i pjesës veriore dhe shkëputja nga Kosova e bashkimi i atij territori me Serbinë”, tha ai.

Perteshi tha se reagimi profesional i Policisë së Kosovës neutralizoi sulmin në Banjskë, duke bërë që të dështojnë strukturat kriminale terroriste që ta ekzekutojnë atë.

You Might Also Like

“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!

Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia

Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE

Digjet shtëpia në Talinoc të Muhaxherëve, lëndohet një zjarrfikës

Serbia paraburgos një muaj ish-policin kosovar

TAGGED: #Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT, #Skender Perteshi
Kosova Times December 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pentagoni: Kina është përpara Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në armët hipersonike

Kosova Times Kosova Times March 13, 2024
Zelensky njoftoi avancimin e ushtrisë ruse dhe i kërkoi Perëndimit “gjithçka për të mbajtur frontin”
Përfshihet nga flakët makina në ecje në Llogara, shpëton mrekullisht shoferi
Haradinaj kujton presidentin Rugova: Ai vuri themelet e shtetit tonë
‘Ndrangheta’ pëson goditje të rëndë në Romë, 26 të arrestuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?