Bëhu mbështetja e tyre, ata kanë qenë të tutë për kaq shumë vite
Komunikimi me prinderit e moshuar shpesh mund të jetë i lodhshëm. Për shkak të hendekut të brezave, konfliktet dhe keqkuptimet e llojeve të ndryshme nuk janë të rralla.
Artisti Aleksandar Galitski prej vitesh punon me të moshuarit, duke i mësuar se si të bëjnë skulptura druri ose të pikturojnë.
Këto janë rregullat e tij për komunikimin me të moshuarit, dmth. me prindërit:
1. Mos u mundoni t’i ndryshoni ato
Kur ishim fëmijë, prinderit tanë na çmendnin me histori për djalin e lagjes kishte te gjitha “vetem peseshe” dhe i degjonte pa medyshje prindërit.
Tani që janë rritur, ndoshta për t’i nisur, shpesh thua fjali të tilla: “Fqinja ec çdo ditë, e ti rri gjithë ditën në shtëpi”.
Mos u përpiqni t’i ndryshoni ato. Nuk mund t’i ndryshosh njerëzit në atë moshë. Ajo që mund të bëjmë është t’i pranojmë ashtu siç janë. Nëse një person është duhanpirës në të tetëdhjetat, ai ndoshta nuk dëshiron të heqë dorë nga cigaret, pavarësisht se e di që nuk i bën mirë.
2. Mos e fajësoni veten
Faji na vjen të gjithë ne, herët a vonë. Çfarëdo që të ndodhë, ju gjithmonë do të ndiheni si i dështuar në një moment të jetës suaj: nuk e keni përfunduar atë që ju kërkuan të bënit, i bërtitët pa nevojë, etj. Mos e fajësoni veten.
Secili prej nesh duhet të kujdeset për veten dhe të relaksohet. Nëse jetoni për të kënaqur prindërit tuaj, do të përfundoni duke i fajësuar ata për dështimin tuaj në jetë.
Pse nuk u martuat? Pse nuk keni lindur fëmijë? Nuk është vendimi i prindërve tuaj, është i juaji. Ju jetoni jetën tuaj dhe lërini ata të jetojnë të tyren.
3. Mos u futni në konflikt
Shpesh duhet ta trajtoni një prind të moshuar si një fëmijë të vogël – me durim. Asnjëherë mos reagoni ndaj agresionit, tonit të ngritur apo fyerjes së tyre. Nëse reagoni – humbni.
Dëgjoni ata dhe përpiquni të zgjidhni problemin e tyre ose shkakun e shqetësimit të tyre. Kjo ësthe menyra e vetme që ne fund te mos ndiheni fajtor.
4. Mos prisni që komunikimi të jetë kënaqësi
Ata janë nervozë, te pa disponuar apo çfarëdo tjetër. Ata janë vetëm njerëz. Njësoj si ne. Ndaj nëse janë të nervozuar bisedoni me ta, mos i kurseni sepse janë të moshuar.
Çfarë mund të bëni për të ndihmuar prindërit tuaj:
5. Tregoni dhembshuri por jo keqardhje
Dhembshuria është shumë e rëndësishme, por mos u bëni sikur janë të pafuqishëm dhe të mjerë.
Bëhuni mbështetja e tyre.
Asnjëherë mos shkoni te prindërit tuaj për t’u ankuar . Gjithmonë keni dy histori: një për ta dhe një që është e vërtetë. Sepse ata ia kanë kushtuar gjithë jetën suksesit tuaj dhe do ta kenë shumë të vështirë nëse nuk jeni të kënaqur.
Larg qoftë që t’i gënjesh, por je i ri dhe më i aftë se ata tani në këtë moshë. Bëhu mbështetja e tyre, ata kanë qenë të tutë për kaq shumë vite.
6. Fal
Është shumë e rëndësishme që të mësoni të harroni të kaluarën. Nëse nuk e falni babanë ose nënën tuaj sot, nesër mund të jetë shumë vonë. Ne duhet të jemi mjaft të fortë për të falur dhe për të filluar nga e para.
Mbani mend gjithmonë se ata te kanë vetëm ty, dhe sado i vjetër apo i suksesshëm të jesh, për ta je vetëm fëmija i tyre.