By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një nga videot më tragjike nga Ukraina: ajo po kalonte një urë në Odessa me tre fëmijë, u vra nga një dron rus
December 19, 2025
Putin: ‘Një veprim i ushtrisë ruse ishte një pikë kthese, shikoni çfarë do të ndodhë deri në Vitin e Ri. Videoja e Zelensky-t? A e dini se ku është filmuar!?’
December 19, 2025
Objekti misterioz do të jetë më afër Tokës sot, astrofizikani i Harvardit provokon reagime të ashpra: ‘Le të jemi gati, mund të jetë një mjellmë e zezë!’
December 19, 2025
Mëngjes në hotele me çmime të ulëta – luks praktik për grupe me një çmim të përballueshëm
December 19, 2025
Trendet më të mëdha kulturore në vitin 2025: AI slop, estetika e pastër e vajzave dhe çrregullime
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia e Vlorës godet një rrjet kriminal që shfrytëzonte ukrainas në Shqipëri për aktivitete të paligjshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Policia e Vlorës godet një rrjet kriminal që shfrytëzonte ukrainas në Shqipëri për aktivitete të paligjshme
Rajon / Botë

Policia e Vlorës godet një rrjet kriminal që shfrytëzonte ukrainas në Shqipëri për aktivitete të paligjshme

Kosova Times
Last updated: 2024/12/13 at 5:50 PM
Kosova Times Published December 13, 2024
Share
SHARE

Policia e Vlorës tha të premten se goditi një rrjet kriminal të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore, duke arrestuar 3 shtetas nga Ukraina dhe një nga Bjellorusia dhe duke shpallur në kërkim një shtetas nga Polonia.

Drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela tha se pjesëtarët e këtij rrjeti trafikimi rekrutonin në vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina, duke i sjellë në Shqipëri, ku më pas u mbanin dokumentet e udhëtimit dhe i shfrytëzonin për të kryer veprimtari të kundërligjshme.

Sipas zotit Çela personat e trafikuar detyroheshin përmes kërcënimeve dhe përdorimit të dhunës fizike dhe psikologjike, për t’u angazhuar në marketingun e rekrutimit të individëve të tjerë në vendet e Europës, duke përdorur platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, për t’i shfrytëzuar më pas për veprimtari kriminale, si shpërndarja dhe trafikimi i lëndëve narkotike, që kryheshin gjithashtu në vendet europiane.

Policia e Vlorës tha se janë shoqëruar edhe 19 shtetas ukrainas, të moshës nga 18 deri në 26 vjeç, të cilët kanë qenë viktima të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë operacionit sipas policisë u sekuestruan 18 laptopë, 23 pasaporta udhëtimi, 4 karta identifikimi dhe 23 aparate celulare, të cilat do t’u nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme laboratorike.

Sipas ekspertëve shqiptarë të policisë rrjeti i trafikut të qenieve njerëzore ngritur kryesisht nga shtetasit ukrainas paraqet një formë të re kriminale ku shtetas të huaj kryejnë në territorin shqiptar aktivitete kriminale, pa bashkëpunime lokale, duke shfrytëzuar platforma të ndryshme të rrjeteve sociale.

You Might Also Like

Një nga videot më tragjike nga Ukraina: ajo po kalonte një urë në Odessa me tre fëmijë, u vra nga një dron rus

Putin: ‘Një veprim i ushtrisë ruse ishte një pikë kthese, shikoni çfarë do të ndodhë deri në Vitin e Ri. Videoja e Zelensky-t? A e dini se ku është filmuar!?’

Përmbytjet në shkretëtirë: Imazhe të pazakonta të motit të keq në Emiratet e Bashkuara Arabe

Dronët godasin 7 rajone ruse, ndërpresin energjinë elektrike dhe shkaktojnë zjarr në një uzinë të madhe kimike

Vladimir Putin mban një konferencë për shtyp në Moskë

TAGGED: #Policia e Vlorës, #Rrjet kriminal
Kosova Times December 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Abdullahu beson në paraqitje të mirë të Dardanëve ndaj Norvegjisë

Kosova Times Kosova Times June 1, 2024
Prokuroria e Vlorës sekuestron 30 prona në Himarë me vlerë prej 35 milionë eurosh
Në “flotën hije” të Rusisë gjenden cisterna nga BE dhe SHBA me vlerë 6 miliardë dollarë
BDI i përgjigjet Mickoskit
Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?