By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
DhTIK mirëpret pezullimin e vendimit të ZRRE për daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë
June 24, 2025
OEK: Gjykata pezullon njoftimin e ZRrE-së për daljen e detyrueshme të bizneseve në treg të lirë
June 24, 2025
Grossi mirëpret “njoftimet për situatën në Iran”
June 24, 2025
Irani e mohon lëshimin e raketave drejt Izraelit, sipas mediave iraniane
June 24, 2025
Izraeli e akuzon Iranin për shkelje të armëpushimin pak orë pasi hyri në fuqi
June 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish-gazetari i REL-it dënohet me 10 vjet burgim në Iran
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ish-gazetari i REL-it dënohet me 10 vjet burgim në Iran
Rajon / Botë

Ish-gazetari i REL-it dënohet me 10 vjet burgim në Iran

Kosova Times
Last updated: 2024/12/14 at 2:36 PM
Kosova Times Published December 14, 2024
Share
SHARE

Një gjykatë në Teheran e ka dënuar iraniano-amerikanin, Reza Valizadeh, ish-gazetar i Radios Evropa e Lirë, me 10 vjet burgim.

Në një vendim të lëshuar nga gjykata, të cilën e ka parë Shërbimi iranian i Radios Evropa e Lirë, është thënë se Valizadehut i është ndaluar jetesa në provincën e Teheranit dhe provincat fqinje, i është ndaluar të largohet nga shteti, dhe që të jetë pjesë e partive politike, apo grupeve tjera, pasi ta përfundojë dënimin.

Gjyqtari Iman Afshari e ka marrë vendimin kundër gazetarit, duke e shpallur fajtor për “bashkëpunimin me Qeverinë armiqësore amerikane”.

Avokati i Reza Valizadehut pritet të apelojë vendimin dhe të kërkojë gjykim të ri.

Më 2022, Reza Valizadeh ka dhënë dorëheqje nga puna që ka pasur në Radion Evropa e Lirë, pas 10 vjetësh kontribut.

Pasi ka jetuar jashtë Iranit për një kohë, ai është kthyer në vendlindje më 6 mars të këtij viti për të vizituar familjen dhe është arrestuar në tetor.

Familjarë të tij i kanë treguar Radios Evropa e Lirë se ndonëse disa burime të tij brenda shërbimeve të sigurisë i kanë premtuar që nuk do të kishte probleme në rast të kthimit në Iran, ai është arrestuar menjëherë.

Sipas tyre, ai ka qenë në vëzhgim prej momentit kur ka arritur në Iran dhe pas marrjeve të vazhdueshme në pyetje, është arrestuar.

Ai besohet se është duke vuajtur dënimin në burgun Evin dhe i janë pamundësuar vizitat.

Valizadeh pati shkruar në rrjetin social X – të njohur më parë si Twitter – se ka vendosur të kthehet në vendin e vet, duke marrë vetë përgjegjësinë për këtë vendim, mirëpo nuk dihet se në çfarë rrethanash e ka bërë atë postim.

Organizatat Reporterët pa Kufij dhe Komiteti për Mbrojtje të Gazetarëve e kanë dënuar arrestimin e tij.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit e ka dënuar arrestimin e Valizadehut, si shtetas amerikan, duke e quajtur vendimin si mizor dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Radio Evropa e Lirë është medium i pavarur që financohet nga Kongresi amerikan, përmes Agjencisë Amerikane për Media Globale (USAGM).

You Might Also Like

Grossi mirëpret “njoftimet për situatën në Iran”

Irani e mohon lëshimin e raketave drejt Izraelit, sipas mediave iraniane

Izraeli e akuzon Iranin për shkelje të armëpushimin pak orë pasi hyri në fuqi

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme

Samiti i NATO-s, Rutte: Do të merren vendime për rritje të sigurisë

TAGGED: #Iran, #REL, #Reza Valizadeh
Kosova Times December 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Kosova Times Kosova Times January 26, 2025
Komuna e Prizrenit kujton të rënët nga protestat e 28 marsit të vitit 1989
MPB: Tri incidente në veri të lidhura me targat RKS
Babai: Nuk doja ta vr*sja djalin, goditi të motrën dhe situata doli jashtë kontrolli
Zelensky papritur erdhi në kufirin me Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?