By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DW: Ministrat e Jashtëm të BE-së humbasin durimin me Kosovën dhe Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > DW: Ministrat e Jashtëm të BE-së humbasin durimin me Kosovën dhe Serbinë
Lajme

DW: Ministrat e Jashtëm të BE-së humbasin durimin me Kosovën dhe Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/13 at 10:46 AM
Kosova Times Published December 13, 2022
Share
SHARE

Përveç luftës së Rusisë në Ukrainë, BE-ja sërish shqyrtoi edhe tensionet e rrezikshme së fundi mes Kosovës e Serbisë, vende këto aspirante për anëtarësim në union.

 

Josep Borrell, politikani spanjoll që rrezaton qetësi dhe maturi, merret me të gjitha konfliktet e mundshme në Europë dhe në botë. Disa gjëra i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme mund t’i arrijë, por çështje të caktuara mbeten të vështira, si lufta e Rusisë në Ukrainë. E po aq e rëndësishme është për Borrell që të ruajë qetësinë e rendin në shtëpinë e vet në Europë.

Në mbrëmje pas një mbledhjeje të gjatë të ministrave të jashtëm të BE-së kryediplomatit i lexohej zhgënjimi në fytyrë, teksa foli për dy aspirantet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, Kosovën dhe Serbinë. “Ne nuk jemi më të gatshëm ta pranojmë këtë. Kjo situatë duhet të marrë fund”, tërhoqi vëmendjen Borrell me një zë të prerë duke e përmbajtur indinjatën para mikrofonëve në sallën plenare. Separatistë serbë të pandehur kanë sulmuar në veri të Kosovës një automjet të EULEX-it e përveç kësaj në rrugë janë parë edhe milicë të armatosur. EULEX që prej 14 vjetësh me qindra juristë, gjyqtarë e policë përpiqet të ndërtojë shtetin ligjor në Kosovën që ka shpallur njëanshëm pavarësinë.

BE mund të dërgojë më shumë personel

Serbët në fundjavë protestuan, sepse më parë një polic serb u arrestua nga policia e Kosovës. “Këshilli i ministrave të jashtëm u kërkoi të dyja palëve, që të heqin dorë nga provokimet dhe t’i japin fund dhunës”, tha Josep Borrell. BE do të dërgojë më shumë personel në Kosovë, nëse kjo do të jetë e nevojshme.

Diplomatët e BE-së kanë mirëkuptim për zhgënjimin e Borrell-it, sepse vetëm një javë më parë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë në fakt u zgjidh grindja mes Serbisë dhe Kosovës lidhur me targat. Por paqja e ndërmjetësuar nga Josep Borrell nuk mbajti gjatë. Të hënën (12.12) i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme prerazi bëri thirrje, që palët të kthehen sërish në tryezën e bisedimeve me ndërmjetësimin e BE-së.  27 ministrat e jashtëm të BE-së miratuan propozimin për ndërmjetësim, ende jo të publikuar me detaje, për zgjidhjen përfundimisht të çështjes së Kosovës. Lidhur me këtë propozim i ngarkuari i posaçëm i BE-së për Kosovën do të negociojë të mërkurën (13.12) në Beograd dhe në Prishtinë. Josep Borrell u kërkoi të dyja palëve që të japin përgjigje përpara fundit të samitit të BE-së të enjten.

Rusia reagon gjithashtu

Pas të gjitha këtyre zhvillimeve në veri të Kosovës edhe Rusia u prononcua. Kremlini kërkoi, që të respektohen interesat e aleatëve serbë në Kosovë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Sakarova akuzoi BE-në dhe SHBA-në si përgjegjëse për gjendjen e sigurisë. Kjo u kujtoi ministrave të Jashtëm të BE-së, se shumë vëzhgues e konsiderojnë Serbinë si një lloj nëndetësje ruse në radhët e BE-së. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq refuzon të pranojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë, ndonëse Serbia si vend kandidat duhet të harmonizojë politikën e jashtme me atë të BE-së.

You Might Also Like

Vdes atdhetari Selim Shala

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti

Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve

DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e gjykatës

Kryetarja e Speciales arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë

Kosova Times December 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

8.5 milionë euro për sektorin e bletarisë

Kosova Times Kosova Times May 20, 2024
Në Kazakistan, ish-ministri dënohet me 24 vjet për vrasjen e gruas
Nga ‘kanceri në shtet’ në ‘institucionin kyç për serbët’: Qëndrimi i disa qytetarëve të Kosovës për Asociacionin
Atalanta e interesuar për mbajtjen e Lookman në Bergamo
Zierje me kërpudha – një recetë aq e mirë sa do ta harroni plotësisht mishin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?