Policia e Kosovës bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

“Është përfshi nga zjarri shtëpia pronë e ankuesit mashkull kosovar.  Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor si pasojë e asfiksimit”, thuhet në raportin e PK-së