By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Muharremi: Thirrjet për votim nga diaspora, panik i politikanëve për vota personale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Muharremi: Thirrjet për votim nga diaspora, panik i politikanëve për vota personale
Lajme

Muharremi: Thirrjet për votim nga diaspora, panik i politikanëve për vota personale

Kosova Times
Last updated: 2024/12/15 at 9:01 PM
Kosova Times Published December 15, 2024
Share
SHARE

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj një video-adresimi të Kryeministrit të Kosovës, ku ky i fundit bëri thirrje për një pjesëmarrje të gjerë të diasporës në zgjedhje, duke e cilësuar këtë si “demokratike” dhe “të rëndësishme”. Muharremi ka kritikuar këtë qasje, duke theksuar se një pjesë e madhe e diasporës nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të Kosovës dhe se këto thirrje shpeshherë vijnë për interesa të politikanëve, jo për respekt ndaj demokracisë apo qytetarëve.

Ai theksoi se deri tani, vetëm 33,000 persona nga diaspora janë regjistruar për votim, një shifër që përbën rreth 3.3% të votuesve potencialë. Sipas tij, ky është një rezultat normal, pasi shumica e diasporës është më e fokusuar në jetën dhe punën në vendet ku jetojnë, sesa në politikën e Kosovës. “Njerëzit në Gjermani, Zvicër, Itali e Austri janë të angazhuar me punën e tyre dhe nuk kanë shumë kohë të merren me partitë politike të Ballkanit,” tha Muharremi.

http://199.192.21.43/2024/12/15/thirrja-kurtit-per-mergimtaret-nga-cdo-cep-i-botes-ku-je-hidhe-voten-per-atdhe

Muharremi gjithashtu vuri në dukje se thirrjet për votim nga diaspora shpesh bëhen vetëm gjatë periudhës së zgjedhjeve, duke lënë të kuptohet se motivet kryesore janë mbledhja e votave. Ai vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të diasporës në ekonominë e Kosovës dhe ndihmat e tyre ndër vite, por theksoi se votimi duhet të jetë një akt vullnetar dhe jo një detyrim moral.

“Thirrjet e politikanëve duhet të fokusohen tek votuesit që jetojnë në Kosovë, sepse ata janë ata që preken drejtpërdrejt nga veprimet dhe politikat e qeverisë. Diaspora ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të madh, por nuk ka nevojë të shqetësohet për zgjedhjet – më mirë ta shfrytëzojë atë ditë pushimi me familjet e veta,” përfundoi ai.

Muharremi i bëri thirrje diasporës të vazhdojë të kontribuojë si deri tani, përmes integrimit dhe mbështetjes ekonomike, duke e cilësuar këtë si respektin më të madh që mund t’i bëhet Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

TAGGED: #Diaspora, #Shenoll Muharremi, #Zgjedhje
Kosova Times December 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj nis vizitën në Gjermani: Bashkatdhetarët janë të gatshëm për të investuar në Kosovë

Kosova Times Kosova Times July 16, 2023
Horoskopi ditor 20 Prill 2025
Niger: Mijëra persona marshojnë me kërkesë për tërheqje të trupave franceze
Hundozi në EBU: Mundësi për zhvillimin dhe modernizimin e RTK-së
Dardanet do t’i zhvillojnë dy miqësore me Estoninë në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?