Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur të dielën në fshatin Volljakë të Klinës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se derisa vetura po lëvizte, për shkak se s’e ka përshtatur shpejtësinë, ka humbur kontrollin.
“Raportohet se drejtuesi mashkull kosovar me veturë dyshohet se duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës është vet aksidentuar ku si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh.
Policia ka bërë të ditur se gjatë aksidentit lëndime trupore ka ka pësuar edh në një pasagjer.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.