Në inaugurim ka merr pjesë ministri i MBPZHR-së, Faton Peci dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se kjo zyre do t’i sigurojnë stafit infrastrukturën e nevojshme  duke mundësuar kryerjen e inspektimeve veterinare dhe sanitare, si dhe zbatimin e rregullave për sigurinë ushqimore në vend.

“Sot jo vetëm që po përurojmë zyrën qendrore në Prishtinë,por edhe po ritheksojmë mbështetjen që Bashkimi Evropian ka krijuar në katër zyre tjera rajonale duke krijuar kushte dhe rrjet të përshtatshëm për punë dinjitoze dhe profesionale. Këto zyre modern do t’i sigurojnë stafit tonë infrastrukturën e nevojshme për të punuar në mënyrë efikase duke mundësuar monitorimin e operatorëve ekonomik, kryerjen e inspektimeve veterinare dhe sanitare, si dhe zbatimin e rregullave për sigurinë ushqimore në vend.

Ai njoftoi se pas hartimit të procesit ideor janë në proces edhe të ndërtimit të objektit Ministrisë së Bujqësisë , Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e cila sipas tij do të ndërtohet me mjete vetanake.

Ndërsa, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, tha se Kosova po merr hapa të rëndësishëm drejt harmonizimit me rregulloret e BE-së , si dhe përmirësimit të jetesës për të gjithë qytetarët

“Ky projekt ka për qëllim që të krijojë një sistem që krijon siguri dhe mirëqenie të konsumatorëve dhe institucioneve. Duke garantuar sigurinë e ushqimit, Kosova po merr hapa të rëndësishëm drejt harmonizimit me rregulloret e BE-së, si dhe përmirësimit të jetesës për të gjithë qytetarët. Këto objekte do t’i ndihmojnë Kosovës në aspektin bujqësor që të siguroj harmonizimin me standardet evropiane dhe standardet e sigurisë ushqimore”, tha ai.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian ka një angazhim dhe zotim afatgjatë drejt mbështetjes së rrugëtimit të Kosovës zhvillimit të qëndrueshëm.