By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hashim Thaçi dhe aktakuza e re
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Hashim Thaçi dhe aktakuza e re
Opinion

Hashim Thaçi dhe aktakuza e re

Kosova Times
Last updated: 2024/12/17 at 7:09 PM
Kosova Times Published December 17, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Xhafer ShATRI

-Duke qenë njëri prej atyre që i është kundërvënë vendosmërisht Hashim Thaçit, që në fillim të sjelljeve dhe veprimeve të tij prej cubi, prej atë ditë që është arrestuar kurrë më nuk jam marrë me të. Pos kur ka qenë vërtet e domosdoshme deri e pashmangshme.

Nuk jam marrë me të për dy arsye:

E para sepse nuk duhet ta sulmosh kurrë tjetrin nëse ai nuk ka mundësi të mbrohet (Kod, të cilin ai, HTh, nuk e ka respektuar asnjëherë);

E dyta, sepse kur një person ka telashe me organet e drejtësisë, atëherë gjithsecili e gjithsecila duhet t’i lënë organet e drejtësisë ta kryejnë punën e vet.

Deri në fund, dhe për arsyen e thjeshtë se çdo person, pra edhe Hashim Thaçi, derisa të mos konfirmohet fajësia e tij përmes një aktgjykimi të plotfuqishëm, ai duhet të trajtohet dhe të konsiderohet si i pafajshëm.

* * *

Kohët e fundit u bastisën 4 persona të dyshuar se me kërkesë të Hashim Thaçit ishin përpjekur të ndikojnë te dëshmitarët ose t’i ‘përpunojnë’ ata.

Nuk është hera e parë që Gjykata Speciale merr në pyetje ose arreston bashkëpunëtorë të Thaçit për dyshime të ngjashme.

Kam lexuar e kam dëgjuar plot shkrime e prononcime për aktakuzën e fundit që Prokurori i dhomave të specializuara ka ngritur kundër ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Shkrime e prononcime të ithtarëve apo të kundërshtarëve të tij.

Duke i lexuar e duke i dëgjuar këto shkrime e prononcime u binda për të satën herë se sa i hallakatur, i paqëndrueshëm e kokëpërmbysur është sistemi i vlerave në Kosovën tonë, se sa i ndarë e i shkërmoqur është opinioni ynë publik.

Nuk është këtu në pyetje vetëm padija, sa mendësia vetëvrasëse:

– le të bëhet edhe ma llugë;

– po na e bëjnë për inati;

– kanë rënë nën ndikimin e Serbisë;

– mirë ia paskan bërë se vetë e ka lypë…;

– …

Të paktë qenë ata që ishin me këmbë në tokë dhe e thanë të vërtetën që të bën me e kapë kokën me të dy duart.

Sepse për ata që marrin vesh se si funksionojnë organet e drejtësisë në perëndim, aktakuza e fundit kundër Thaçit është më e rëndë se ajo e para që çoi te arrestimi i tij.

Se përmes saj po del se :

– Hashim Thaçi është përpjekur të ndikojë te dëshmitarët. Këtu nuk po flitet se a është në pyetje frikësimi apo përpjekja për t’i bindur që ata t’i ndryshojnë deklaratat;

– Hashim Thaçi është fajtor, prandaj po përpiqet të ndikojë te dëshmitarët që ata t’i ndryshojnë deklaratat dhe ky, në cilësinë e të akuzuarit të parë t’i ikën me çdo kusht përgjegjësisë…

Nëse Hashim Thaçi ka gisht në këtë përpjekje, ai e ka dënuar vetën pa dal ende para trupit gjykues. Sepse dëshmitari te organet perëndimore të drejtësisë është individ-institucion i paprekshëm.

Sipas konceptit juridik perëndimor kushdo që cenon këtë status të privilegjuar, vertebral, të dëshmitarëve, ai përpiqet ta fshehë fajësinë e vet.

Natyrisht, për këtë çështje tepër delikate Gjykata Speciale do ta thotë fjalën e vet.

Por, por mjafton aktakuza si e tillë që edhe mbi Kosovën të bjerë një hije e zezë që vë në pikëpyetje shumëçka të sajën.

Sepse Hashim Thaçi kur u arrestua ishte shefi i shtetit tonë.

Ishte kryetar i Kosovës.

E këtë nuk do të duhej të harrojnë sidomos ata që nxijnë faqet e gazetave e portaleve dhe ‘analistët’ që përjargin ekranet e medieve elektronike dhe shesin mend e tregojnë përralla.

Sepse në qoftë se në gjykimin e pashmangshëm, konfirmohet aktakuza e re, atëherë Hashim Thaçi e ka dënuar vetën (besa edhe Kosovën) pa u ulë ende në bankën e zezë për aktakuzën e vjetër e kryesore.

Zatën, për çdonjërin që ka sadopak tru në kry’, është e qartë se personi i pafajshëm nuk përpiqet me ndiku te dëshmitarët…

Të jesh në një burg ultramodern, të stërmbushur me teknologji të fundit të vëzhgimit e të mbikqyrjes, dhe të mashtrohesh se mund të flasësh me gjuhë ose me gjeste, të shkruajsh, apo të përshpëritësh në vesh të vizitorëve pa u zbuluar dhe pa u zbërthyer çdo gjë nga ekspertë eminentë është marrëzi kulmore.

You Might Also Like

Si e fundosi Putini – Lukoilin

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

TAGGED: #Xhafer Shatri
Kosova Times December 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Tommy Cash ne festivalin e rrushit ne “Hardh Fest”

Kosova Times Kosova Times September 4, 2025
Gjuajtje me armë në Klinë, një i vrarë dhe një i plagosur
Trump i thotë Zelensky-t ‘Mundësi të arsyeshme’ për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Vetaksidentohet motoçiklisti në Llukar, lëndohet rëndë
Liverpool rrëmben trofeun EFL Cup, mposht Chelsean
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?