By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria e Shkupit kërkon fletarrestim ndërkombëtar për Artan Grubin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Prokuroria e Shkupit kërkon fletarrestim ndërkombëtar për Artan Grubin
Uncategorized

Prokuroria e Shkupit kërkon fletarrestim ndërkombëtar për Artan Grubin

Kosova Times
Last updated: 2024/12/17 at 9:44 PM
Kosova Times Published December 17, 2024
Share
SHARE

Prokurorët kanë kërkuar fletarrestime ndërkombëtare për ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin, dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, të cilët janë duke u hetuar në një rast për përvetësim të pasurisë së paligjshme.

Kërkesa e prokurorëve vjen, pasi Gjykata Themelore e Shkupit urdhëroi 30 ditë paraburgim për Grubin dhe Bajramin.

Prokurorët besojnë se Grubi dhe Bajrami janë të “pakapshëm për autoritetet” në lidhje me hetimet në fjalë, pasi besohet se ata janë larguar nga vendi.

Prokuroria tha në një komunikatë se do t’i kërkojë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut publikimin e fletarrestimeve kombëtare dhe një deklaratë për lëshimin e fletarrestimeve ndërkombëtare për Grubin dhe Bajramin.

Sipas Prokurorisë, Grubi, si i dyshuar i dytë në këtë rast, akuzohet se ka lehtësuar një procedurë të paligjshme për furnizimin me terminale (VLT), pavarësisht njohurive se Lotaria Shtetërore nuk kishte të drejtë të organizonte në mënyrë të pavarur lojëra elektronike të fatit, brenda territorit të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Prokurorisë, dëmi i shkaktuar në Lotarinë Shtetërore kap vlerën e rreth 8.2 milionë eurove.

Grubi dhe Bajrami rrezikojnë dënime me burg deri në pesë vjet nëse shpallen fajtorë.

Policia i bastisi shtëpitë e Grubit dhe Bajramit ditë më parë, megjithatë ata nuk u gjetën në shtëpi në atë kohë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha ditë më parë se Grubi, së bashku me një biznesmen, janë larguar nga Maqedonia e Veriut drejt Kosovës, më 15 dhjetor, me një veturë me targa diplomatike, kurse për Bajramin, tha se “ ai për një kohë të gjatë është jashtë territorit të Maqedonisë së Veriut”.

Grubi, i cili rishtazi u fut në listën e zezë të SHBA-së për korrupsion, e ka mohuar se ka ikur nga vendi, duke thënë se ndodhet jashtë vendit “për një vizitë private”.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi të martën pasdite se më 13 dhjetor u ngritën padi penale edhe ndaj gjashtë personave të tjerë, të dyshuar për veprat – “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, “marrje ryshfeti”, dhe “keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, ndarje të marrëveshjeve për furnizim publik ose partneritet publik-privat”, në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut.

Në mesin e të dyshuarve janë edhe ish-kryeministri dhe ish-lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Dimitar Kovaçevski, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, të cilët akuzohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

You Might Also Like

Kurti: Rexha e Nuhiu, simbol i rezistencës kombëtare për lirinë e Kosovës

Një majë që arrihet me më shumë se 8,000 shkalle

Policia konfiskon armë, automjet dhe bagëti të dëmtuara, nis hetimi penal

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

TAGGED: #Artan Grubi, #Fletarrestim ndërkombëtar, #Prokuroria e Shkupit
Kosova Times December 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Javier Miley do të bëhet president i Argjentinës

Kosova Times Kosova Times November 20, 2023
NBC: Republikanët po hartojnë një projekt-ligj për ndihmën ndaj Ukrainës
KFOR-i: Policia e Kosovës e ka përgjegjësinë fillestare për menaxhim të incidentit në veri
Lirohen katër të arrestuarit në Banjskë në mungesë provash
BE-ja e shqetësuar, por kryesisht e heshtur për krizën në Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?