By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Austria do të vazhdojë me mbështetjen e Kosovës në fushën e arsimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Austria do të vazhdojë me mbështetjen e Kosovës në fushën e arsimit
Lajme

Austria do të vazhdojë me mbështetjen e Kosovës në fushën e arsimit

Kosova Times
Last updated: 2024/12/18 at 4:05 PM
Kosova Times Published December 18, 2024
Share
SHARE

Austria dhe Kosova evidentojnë angazhimin e përbashkët për përmirësimin e arsimit dhe përforcimin e lidhjeve mes dy vendeve, njofton Ministria e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit.

Sipas njoftimit, ministrja Arbërie Nagavci ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë, Georg Schnetzer dhe shefen e ADA-s, Rita Glavitza, me të cilët kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën e Arsimit në mes Republikës së Austrisë dhe Republikës së Kosovës.

Ministrja, Arbërie Nagavci shprehu falënderime për ambasadorin Georg Schnetzer, duke theksuar vlerësimin e madh për bashkëpunimin e afërt dhe ndihmën e vazhdueshme të Austrisë në zhvillimin e arsimit në Kosovë. Ministrja gjithashtu ka vlerësuar mbështetjen e Austrisë për plotësimin e të gjitha nevojave të sistemit arsimor në Kosovë, duke e konsideruar këtë ndihmë jetike për përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend.

Gjatë këtij takimi, ministrja Nagavci informoi ambasadorin Schnetzer për përparimet në arsimin dual në Kosovë, me ç’rast tha se, ky sistem ka filluar në vitin 2022 në katër profile, është zgjeruar në 12 profile, në 14 komuna, duke dhënë rezultate të shkëlqyera. Nagavci gjithashtu ka përmendur se, është punuar në modelin e financimit të institucioneve bazuar në performancë, një model i frymëzuar nga Austria dhe Gjermania, zhvilluar me ndihmën e ekspertëve nga këto shtete.

Ndërsa, Ambasadori i Republikës së Austrisë, Georg Schnetzer, prezantoi shefen e re të zyrës së ADA-së në Kosovë, Rita Glavitza. Ai theksoi se, Glavitza duke qenë në këtë detyrë në pak muaj, është familjarizuar me shumicën e projekteve, sidomos ato në sektorin e arsimit të lartë. Ambasadori, Schnetzer konfirmoi se bashkëpunimi në fushën e arsimit do të vazhdojë me mbështetjen e Republikës së Austrisë.

“Ky takim evidentoi angazhimin e përbashkët të të dyja palëve për përmirësimin e arsimit dhe përforcimin e lidhjeve mes dy vendeve”, thuhet në njoftim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

TAGGED: #Austria, #MAShTI
Kosova Times December 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia shkakton zemërim tek vendasit

Kosova Times Kosova Times June 3, 2025
Shtatë vjet pa legjendën e futbollit
Liderët politikë turq votuan në Prizren Enis Tabak | RTK
Komiteti Hetues deklaroi se Forcat e Armatosura të Ukrainës rrëzuan një Il-76 nga kompleksi Patriot
Mali i Zi, Prokuroria e Posaçme ngre akt-akuzë për krime lufte ndaj një polici
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?