By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hamza premton sigurime shëndetësore, digjitalizim dhe sistem kombëtar për emergjencat mjekësore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hamza premton sigurime shëndetësore, digjitalizim dhe sistem kombëtar për emergjencat mjekësore
Lajme

Hamza premton sigurime shëndetësore, digjitalizim dhe sistem kombëtar për emergjencat mjekësore

Kosova Times
Last updated: 2024/12/18 at 4:44 PM
Kosova Times Published December 18, 2024
Share
SHARE

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur sot një takim me mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor në Vushtrri.

I shoqëruar nga Kryetari i Vushtrrisë, kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se ka punuar më shumë njerëz që ta përgatis një program sa më të prekshëm dhe sa më të duhur për qytetarët e Kosovës.

“Që sa vite flasim për sigurimet shëndetësore. Njerëzit nuk i kanë sigurimet shëndetësore. Nuk i ka policia, nuk i ka ushtria, nuk i ka arsimi, nuk e ka vetë shëndetësia dhe nuk i kanë shtresat shoqërore. Duhet me ndodhë funksionalizimi i sigurimeve shëndetësore. Përveç kësaj, digjitalizimi i shëndetësisë, që nënkupton një ndërlidhje prej kontrollave ambulantore, deri te kontrollet specialistike. Krijimi i databazës për pacientin prej ambulantave deri në spitale specialistike, që kur të shkojë një pacient te mjeku, ai e ka komplet historikun e vet. Kam me e dyfishu, minimumi kam me e dyfishu buxhetin për barna”, ka thënë Hamza.

Kandidati për kryeministër i PDK-së ka premtuar se do ta bëjë edhe Sistemin Kombëtar të Emergjencave Mjekësore, i cili do të përbëhet nga një rrjet kombëtar i integruar, që përfshin qendra rajonale dhe ekipe efikase për trajtimin e situatave emergjente mjekësore në të gjithë Kosovën.

“Sëmundjet që nuk presin, sulmet e ndryshme, aksidentet, plagosjet… nuk mundet pacienti me prit, nuk ka afat ai me shku me transport deri në Prishtinë. Kjo duhet me u bë në regjionet e Kosovës”, ka thënë ai.

Hamza ka premtuar edhe rritje të pagave në shkallë prej 50% për personelin shëndetësor, duke u zotuar se këtë do ta bëjë në fillim të mandatit të tij qeverisës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit

Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së

Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare

Limaj me ish-luftëtarë të UÇK-së: E rëndësishme prezenca jonë në Kuvend

Presidentja Osmani: Njohja e Kosovës nga Bahamet, një moment historik

TAGGED: #Bedri Hamza, #PDK, #Shëndetësia
Kosova Times December 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Çfarë parashikojnë yjet për ju për të dielën, 30 mars 2025?

Kosova Times Kosova Times March 30, 2025
Zgjedhjet lokale, KQZ cakton afatet
Dy nen pranga, akuzohen për shantazh ndaj familjes së Michael Schumacher
Axhenda ndërkombëtare
Rezultate bindëse në ndeshjet e së shtunës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?