“Publikimi në një kohë krejtësisht rekorde, kur është fjala për regjistrime, përbën një komponentë shtesë, pasi që statistikat cilësore marrin kohë e statistika në kohë janë me vlerë shumë të madhe”, tha Kurti.

Tutje, ai bëri të ditur se regjistrimi i fundit ishte realizuar në vitin 2011.

Kurti tha se falë standardeve të avancuara dhe të teknologjisë është bërë një pasqyrë e saktë e raritetit tonë dhe bazë e re për të zhvilluar e ndërtuar të ardhmen e vendit tonë.

Ai më tej shtoi se regjistrimi i popullsisë është më shumë sesa mbledhja e statistikave, që, sipas tij, është pasqyrë e qartë që evidenton se kush jemi, çka jemi, sa jemi e si jemi dhe si mund të ecim përpara.

“Të dhënat e regjistrimi janë thelbësore për të gjitha aspektet e planifikimit dhe zhvillimit kombëtar”, tha Kurti, teksa shtoi se ato na mundësojnë ta kuptojmë kushte demografike, kushte ekonomike e sociale, si dhe sfidat që na presin përpara.