By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis nata e parë e Fest 63, këngëtarët në garë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Nis nata e parë e Fest 63, këngëtarët në garë
Lajme

Nis nata e parë e Fest 63, këngëtarët në garë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/19 at 10:20 PM
Kosova Times Published December 19, 2024
Share
SHARE

Nis në mënyrë spektakolare nata e parë e Festivalit të 63 të këngës (Fest 63) në Pallatin e Kongreseve, një mbrëmje unike muzikore me vlera kombëtare organizuar nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH). Një mbrëmje muzikore e shumë pritur jo vetëm brenda vendit, por edhe në trojet shqiptare, si dhe në diasporë.

Fest 63 është hapur me këngën “Fëmija e parë” një këngë e gdhendur në fundin e artë të muzikës së lehtë shqiptare, e cila është kënduar nga Vaçe Zela, dhe është sjellë me mjeshtëri nga Drejtoresha Artistike e Fest 63, Elhaida Dani, e cila shoqërohej nga një grup fëmijësh.

Fest 63 do të shquhet jo vetëm për kompozimet dhe tekstet më të mira të shkruara nga kompozitorët dhe poetët, por do shënon edhe mjaft risi të tjera, të cilat plotësojnë mozaikun e Fest 63, duke filluar nga moderimi, dirigjimi, aranzhimi i kompozimeve, regjia skenike dhe ajo televizive, skenografia, ndriçimi e deri tek kostumografia.

Në natën e parë do të jenë 15 këngëtarë në garë, të cilët do të interpretojnë live në skenën magjike të Fest 63, me skenografi të Albi Çifligut, shoqëruar nga Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar, drejtuar nga disa prej emrave më të njohur të muzikës në fushën e dirizhimit si: Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari, Markeljan Kapedani, Oleg Arapi, Olsi Qinami, Armando Broshka dhe Lirjona Sylejmani. Ndërsa bendi do të drejtohet nga kantautori Elton Deda.

Moderatorët e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës do të jenë Ornela Bregu dhe Enkel Demi. Ornela Bregu ftesën për të qenë moderator e Fest 63, e cilësoi si një rikthim në RTSH, aty ku e ka nisur edhe karrierën e saj 27 vite më parë. Ndërsa Enkel Demi, i njohur edhe për karrierën e tij në Radio Tirana, e cilëson këtë ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme për çdo artist dhe audiencë.

Nata e parë do të jetë e ,mbushur edhe me emocione jashtë garës së konkurimit. Reperi i njohur shqiptar, Noizy, do të jetë pjesë e Festivalit të 63-të të Këngës në RTSH, por jo si konkurrent. Artisti i njohur do të ngjitet në skenën prestigjioze të Festivalit si i ftuar special i natës së parë, ku do të performojë së bashku me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar.

Edhe Slimane, këngëtari i famshëm francez, do të jetë i ftuar special në natën e parë të Fest 63, duke sjellë një performancë që pritet të jetë një nga momentet kulmore të festivalit. Ai përfaqësoi Francën në Eurovizion 2024 me këngën e tij “Mon Amour”, një hit që pas suksesit në Eurovizion bëri jehonë ndërkombëtare.

Këngëtarët në garë në natën e parë të Fest 63

1-Orgesa Zaimi

2-Erma Mici

3-Luna Çausholli

4-Ronaldo Mesuli

5-Mihallaq Andrea

6-Kejsi Jazxhi

7-Lorenc Hasrama

8-Jet

9-Djemtë e Detit

10-Nita Latifi

11-Martina Serreqi

12-Alis

13-Shkodra Elektronike

14-Kleansa Susaj

15-Ardit Çuni

You Might Also Like

Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona

Përfundon restaurimi i kullës së familjes Geci në Deçan

ReMusica 2025: Koncerte në Prizren dhe Prishtinë

Sonte promovohet libri “Arbëreshët – Shqiptarët e Italisë”

Konferenca shkencore `Studimet albanistike te sllavët e jugut`

TAGGED: #Fest 63, #RTSH
Kosova Times December 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rizgjedhja në krye të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Hovenier e uron Cakën

Kosova Times Kosova Times June 6, 2024
Korenica transferohet te klubi rumun
Atletë nga shumë vende të botës po garojnë në Maratonën Prishtina 2025
Tridhjetë vjetori i themelimit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994-2024
​Falsifikuan para e shpërndanë narkotikë, arrestohen tre persona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?