Në 35 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku me bashkëpartiakë kanë bërë homazhe pranë varrit të ish-kryetarit të LDK-së, presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Abdxhiku tha se sot po nderojnë e kujtojnë 23 dhjetorin e vitit 1989, datën që 35 vite më parë intelektualë të shquar të kohës nisën lëvizjen më të madhe të kombëtare për liri, pavarësi e demokraci dhe arkitektin e shtetit të Kosovës, presidentin historik, Ibrahim Rugova.
“Sot po nderojmë e kujtojmë 23 dhjetorin e vitit 1989, datën që 35 vite më parë intelektualë të shquar të kohës nisën lëvizjen më të madhe të kombëtare për liri, pavarësi demokraci, themeluan Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në krye të kësaj lidhje, të kësaj lëvizje u vendos arkitekti i vetë Republikës së Kosovës, i vetë lirisë, pavarësisë e demokracisë, presidenti historik Ibrahim Rugova, të cilit sot i bëmë dhe nderime në këtë përvjetor të 35-të”, tha ai.
Abdixhiku, tha se 35 vite më pas, ata si pasardhës politik e ideologjik të rugovizmit, rikujtojmë nevojën që në momente historike, LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë e të krijojnë momentume të reja drejt së ardhmes euro atlantike.
“35 vite më pas, ne pasardhësit politik e ideologjik rugovizmit, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kujtojmë të tri dekadat e gjysmë të veprimit të madh politik të kësaj lëvizje të madhe shqiptare e kombëtare, dhe nderojmë të gjitha figurat dhe të gjithë kontributdhënësit në këtë shtëpi të madhe të demokracisë, siç dhe rikujtojmë nevojën që në momente historike, LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë e të krijojnë momentume të reja drejt së ardhmes euro atlantike. Ky momentuim i ri vjen tani, në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit dhe jemi të lumtur edhe me momentumin e ri politik në të cilin është LDK-ja, por mbi të gjitha me historikun e madh që kemi shënuar për këto 35 vite”, deklaroi Abdixhiku, pas homazheve.